Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë zhbllokimin e llogarive bankare të Postës se Kosovës.
Bllokimi i llogarive të Postës u bë të enjten nga Administrata Tatimore, për shkak të një borxhi ndaj kësaj administrate, në vlerë prej rreth 1.3 milion eurosh, që është grumbulluar gjatë periudhës 2019-2020.
Zyrtarë të Postës pohojnë se kjo kompani po përballet me kushte të rënda financiare, për shkak të borxhit që i kanë kësaj kompanie qeveria dhe Telekomi i Kosovës.
Vlera e borxhit që qeveria i ka Postës – borxh që është grumbulluar ndër vite – llogaritet të jetë rreth 5 milionë euro, thotë për Radion Evropa e Lirë, Besnik Krasniqi, udhëheqës i Njësisë për politika dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Borxhi i qeverisë ndaj Postës, është krijuar pasi Posta ofron shërbime universale postare në gjithë territorin e Kosovës, kurse në bazë të ligjit, qeveria është e obliguar t’i mbulojë shpenzimet.
Krasniqi tregon se pas një takimi me udhëheqës të Postës, është premtuar se Qeveria e Kosovës do të shlyejë borxhin e grumbulluar.
“Nga dita e hënë, besoj se Posta mund të fillojë të funksionojë normalisht, pasi qeveria do të fillojë të shpaguajë borxhin e grumbulluar nga qeveritë e kaluara”, tha Krasniqi.
Përveç qeverisë, edhe Telekomi i Kosovës i ka borxh Postës rreth 1.4 milion euro.
Një pjesë e borxhit të Telekomit ndaj Postës është krijuar për shkak të mospagesës së qirave për disa objekte të Postës që i shfrytëzon Telekomi.
Udhëheqës të Postës së Kosovës, thanë se janë duke përgatitur marrëveshje për programim të borxhit me Administratës Tatimore të Kosovës.
Kryeshefi ekzekutiv në Postën e Kosovës, Salih Morina, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, kanë premtuar se do fillojnë të paguajnë borxhin ndaj Postës, mjete këto që do transferohen në llogarinë e ATK-së.
“Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (Blerim Kuçi) ka premtuar se borxhi do të rimbursohet. Tashmë mbetet të përgatitet marrëveshja që këstet e ATK-së t’i rimbursojë Qeveria e Kosovës”, thekson Krasniqi duke mos paraqitur ndonjë periudhë kohore për programim të borxhit në baza mujore.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), mund të zhbllokojë llogaritë bankare të Postës së Kosovës, nëse kjo e fundit në bazë të një kërkese, dëshmon se ka vështirësi financiare dhe kërkon programim të borxhit, thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.
“Ende nuk kemi një marrëveshje të tillë. Ka mbetur që kompania të parashtrojë kërkesë në ATK, duke sjell faktet dhe argumentet për programim të borxhit. Dhe pastaj zyrtarët tatimorë, bazuar në faktet që sjellin, i mundësojnë programim të borxheve ose nëse nuk ka fakte të mjaftueshme, do iu kërkohet që të paguajnë tërësisht borxhin”, tha Murtezaj.
Ndryshe, Posta e Kosovës ka operuar në sistemin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, mirëpo në vitin 2012 me një vendim të qeverisë, ajo është ndarë nga Telekomi dhe u themelua si Ndërmarrje Publike Qendrore.
Posta e Kosovës dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbyllë këtë proces me sukses.
Me bllokim të llogarive bankare është duke u përballur edhe Telekomi i Kosovës. Por, bllokimi i llogarive të kësaj agjencie nuk ka ndodhur nga ndonjë agjenci shtetërore, por nga kompania private Dardafon.net. Kjo e fundit ka bllokuar llogaritë më 15 korrik, për rastin e Arbitrazhit ndërkombëtar me operatorin ekonomik Dardafon, në kuadër të së cilit është edhe shërbimi telefonik, i njohur me emrin Z-Mobile.
Borxhi Telekomit të Kosovës ndaj Z-Mobile llogaritet të jetë mbi 25 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë