Auron Dodi
Fragmentarizimi politik i Parlamentit Evropian pas zgjedhjeve ndikon në ndërlikimin e raporteve të pushtetit në Evropë. Disa vëzhgues shohin një duel midis Gjermanisë dhe Francës për postet kryesore në Evropë.
“Luftë për pushtet në Evropë”, “Duel midis Merkelit dhe Macronit për postet kryesore evropiane”. Tituj mediatikë të tillë sigurisht synojnë të tërheqin vëmendjen. Në fund të fundit, në postet kryesore drejtuese të BE zgjidhen periodikisht përfaqësues të rinj nga shtete të ndryshme evropiane. Konkretisht është fjala për zgjedhjen e posteve kryesore politike në Evropën e Bashkuar. Ose të posteve me ndikim te politika në Evropë: për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Evropian – si të thuash të kryetarit të qeverisë së Evropës; të Presidentit të Këshillit Evropian, ku janë të përfaqësuar kryetarët e qeverive e shteteve evropiane; të Presidentit të Parlamentit Evropian, ku mblidhen deputetët e zgjedhur në shtetet anëtare; posti i të Ngarkuarit të Politikës së jashtme të BE-në njëfarë mënyre, ministri i Jashtëm i Evropës; si dhe të Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane – që vendos për politikën monetare në zonën e euros.
Këtë herë e gjitha tërheq vëmendjen më fort në Gjermani e Francë, sepse Franca kundërshton kandidatin e Partisë Popullore Evropiane, konservatore, në Parlamentin Evropian, gjermanin Manfred Weber. Kurse Gjermania e ka deklaruar atë si kandidatin më të mirë dhe e mbështet. Konservatorët e PPE vërtet e humbën në këto zgjedhje evropiane shumicën absolute në Parlamentin Evropian, por sërish janë grupi më i madh parlamentar. Dhe tradicionalisht nga grupi më i madh parlamentar del Presidenti i Komisionit.
Këto shanse janë 50:50, tipike për ndërlikimin që ka çdo vendimmarrje në strukturat evropiane. Macroni kundërshton parimin që grupi më i madh parlamentar të ketë të drejtë të nxjerrë automatikisht Presidentin e Komisionit Evropian. Në fakt, Lëvizja e tij En Marche nuk i përket asnjërit nga blloqet e mëdha. Lëvizja e Macronit dërgon pas këtyre zgjedhjeve evropiane vetëm 23 deputetë në Parlamentin Evropian; por është bërë aleate me Liberalët, duke mbledhur kështu 102 deputetë nga 751 sa ka Parlamenti Evropian. Kjo është një shumicë që mund të pengojë vendimmarrjen e Presidentit të Komisionit. Macroni mund të krijojë aleanca bllokuese me Spanjën, Portugalinë e ndoshta Greqinë edhe në Këshillin Evropian. Pasi Presidentin e propozojnë kryetaret e qeverive në Këshillin Evropian, por atë duhet ta zgjedhë edhe shumica e Parlamentit Evropian.
Me këtë thënie në Bruksel, në samitin e posaçëm pas zgjedhjeve evropiane, Merkeli nuk pati në mendje vetëm interesat gjermane, por edhe Evropën. Jo më kot atë e quajtën edhe të enjten, në Universitetin e Harvardit, lidere faktike të Evropës. Kancelarja kërkoi kujdes që të mos hapen plagë, që dëmtojnë bashkëpunimin e mëtejshëm në strukturat evropiane.
Vëzhguesve u tërheq këtë herë vëmendjen mënyra e pazakontë se si liberalët, por edhe socialdemokratët përpiqen t’ia marrin kontrollin nga duart Merkelit. Korrespondentë të mediave gjermane treguan se në samitin e posaçëm që u mbajt në Bruksel pas zgjedhjeve, për të fituar aleatë, Macroni u premtonte të gjithëve gjithçka: evropianojugorëve se do të mbështesë si President të Komisionit, socialdemokratin Frans Timmermans; Liberalëve se do të mbështesë Komisioneren daneze Margarethe Vestager; evropianolindorëve, që duan dikë nga Lindja si President, se do t’i pengojë si Timmermansin, ashtu edhe Vestagerin e Veberin.
E gjitha është pjesë e lojës politike. Zyrtarisht Macroni thotë që bavarezit Manfred Weber i mungon përvoja ndërkombëtare dhe ekzekutive. Por, në thelb, një politikan francez si Macroni, që e zgjodhën në post me një program proevropian, dhe që në këto zgjedhje evropiane e mundi radikalja e djathtë Marine Le Pen, është në presion për të dëshmuar diçka. Ndoshta do të dëshmojë se ai dhe Franca janë megjithatë vendimtarë në Evropë. Edhe pa Gjermaninë ose madje edhe kundër vullnetit të saj.
Por, Manfred Weberin e kundërshton edhe Spanja, pasi socialisti Pedro Sanchez preferon për President socialdemokratin Timmermans; njësoj si kryeministri i Portugalisë, Antonio Kosta; edhe holandezi Mark Rutte, kërkon një person me përvojë ndërkombëtare. Sigurisht, francezët do të preferonin si President Komisioni një francez, negociatorin e Brexitit, Michel Barnier. Por sipas burimeve nga Brukseli, gjermanët e kanë bërë të qartë: po nuk u zgjodh një gjerman, nuk zgjidhet as një francez në këtë post. Kjo shton shanset e danezes Vestager.
Për këtë gjasat janë të vogla. Kancelarja Merkel deklaroi se gjermani Weber mund të zgjidhet edhe kundër dëshirës së shteteve të veçanta. Por, njëkohësisht ajo tha që BE duhet të mbetet “i aftë për të vepruar”, pra të mos bllokohet pas këtij emërimi. Sepse p.sh. pas kësaj pune duhet miratuar buxheti i BE. Dhe ai miratohet vetëm njëzëri, pra nëse askush nuk vendos veton. Kjo do të thotë se Gjermania do të vërë në peshore çfarë fiton dhe çfarë humbet nga zgjedhja me çdo kusht e Manfred Weberit si President të Komisionit Evropian. Merkeli nuk është e interesuar për çarje në Evropë. Po as Franca nuk ka interes që të denigrohen publikisht Gjermania dhe Merkeli.
Njëkohësisht, pas një fitoreje hipotetike (me pengimin e Weberit) në Parlamentin Evropian, Franca mund të jetë më pak konfrontuese. Nëse Gjermania lëshon pe në rastin e Weberit, Franca p.sh. mund ta mbështesë për zgjedhjen e një gjermani, si drejtues të Bankës Qendrore Evropiane. Ose të tregohet më tolerante ndaj prioriteteve gjermane në BE.
Deri në samitin e ardhshëm të BE, në 20/21 qershor Manfred Weberi duhet të sigurojë shumicat pro tij në Parlamentin Evropian. Ndërsa kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me ndihmën e grupeve parlamentare do të konstatojë se cili kandidat ka shanse më të mëdha, që t’ia propozojë Këshillit Evropian. Deri atëherë negociatorët e të gjitha palëve kanë shumë punë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës