Sot rreth orës 21:00, në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.


I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Telegrafi ka mësuar se vetura e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e këmbësorëve në vija të bardha.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Telegrafi/