LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë a je gati? FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla fillon nesër!

Prishtinë a je gati? FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla fillon nesër!

Basketbolli kosovar gjatë kësaj vere do të jetë sporti kryesor në vend, sepse për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat, nga data 25 deri 30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin që për herë të parë të shohin Përfaqësuesen A të Kosovës – Femrat duke luajtur në shtëpi në një garë me shtatë shtete të tjera, ku në një konkurrencë shumë të fortë ekipi ynë synon të bëjë më të mirën për të shënuar rezultate sa më pozitive.

Ju prezantojmë me Përfaqësuesen e Kosovës për FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024


– Arbnore PËRQUKU

– Astera TUHINA

– Aulona MUHADRI

– Alma MULZIUKAJ

– Agnesa RRAHMANI

– Anila SELMANI

– Diedona HALITAJ

– Enisa KAMEROLLI

– Etna REXHEPI

– Jeta ZEKA

– Malvina HAZIRI

– Vanesa BOJKU

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Viktor Kovac!

Cilat shtete do të marrin pjesë?

Në garën e këtij viti do të marrin pjesë tetë shtete, të cilat janë ndarë në dy grupe me nga katër si më poshtë:

Grupi A: Qipro, Malta, Kosova, Gjeorgjia;

Grupi B: Norvegjia, Shqipëria, Andorra, Armenia.

Orari i ndeshjeve:

Faza në grup do të zhvillohet në tre ditë me një ditë pushimi më 28 qershor përpara se gara të kalojë në gjysmëfinale më 29 qershor.

Orari i ndeshjeve të Kosovës:

Malta vs Kosova | 25 qershor 2024 | 20:30

Kosova vs Qipro | 26 qershor 2024 | 20:30

Kosova vs Gjeorgjia | 27 qershor 2024 | 20:30

Zemra rreh për Kosovën, të gjithë bashkë me zemër për çikat e Kosovës! 

Kliko këtu për të parë spotin zyrtar të garës! 

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori