"Prishtina Trails" konsolidohet si gara e vitit në Kosovë

Gjatë fundjavës me temperaturat më të larta në Kosovë u zhvillua një garë e nxehtë e vrapit në shtigje malore. "Prishtina Trails" ishte nikoqire e rreth 300 vrapuesve që u sfiduan në shtigjet e Gërmisë me rrethinë më datën 23 qershor.
Fitues në distancën ultra 47 kilometra doli i pari kosovari Fatmir Ismajli me një kohë fantastike prej 5 orë e 29 minuta ndërsa në kategorinë e femrave befasoi e reja nga Ferizaji Verona Kamenica me 7 orë e 48 minuta.
Në vendin më të lartë të podiumit në kategorinë 23 kilometra u ngjitën emra të njohur të vrapimit në shtigje malore Erzen Zyberaj me kohë 1 orë e 58 minuta ndërsa Qendresa Ramadani me 2 orë e 52 minuta. Ndërsa në kategorinë 10 kilometra fituan Bledar Mesi me 53 minuta dhe Elisabeth Schleicher me rezultat 1 orë e 11 minuta. Rezultatet e plota zyrtare janë të publikuara në web faqen e garës. Gara trail e Kosovës që promovon parkun e mbrojtur të Gërmisë
Në këtë mënyrë rritet më tej vetëdija e fëmijëve, prindërve dhe komunitetit për një qasje që nxit veprim të qëndrueshëm.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































