Kryeqytetit do t’i shtohen edhe 31 autobusë të rinj, disa prej tyre elektrikë, me të cilët pritet edhe shtimi i linjave të reja. E derisa paralajmërohet ngritja e çmimeve të biletave për 10 cent më shumë, në komunën e Prishtinës, thonë se rritja e çmimit është kërkesë e BERZH-it, që vije si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një intervistë për KosovaPress, ka bërë të ditur se në muajin shtator do të fillojë procedura për flotën e re që parasheh ardhjen e 31 autobusëve. Ai gjithashtu shtoi se do të këtë 6-8 autobusë elektrik, që do të mundësojnë linja të reja.
“Prej këtyre 31 autobusëve së fundmi ne kemi bërë një ndryshim prej kërkesës me qëllim se brenda flotës të kemi edhe minibus. Qëllimi është që këta minibusit të funksionojnë në zonat rurale, periferike, ku kemi më shumë kërkesa prej qytetarëve, por në të njëjtën kohë ka shumë mundësi dhe potencial të shtohen linja të reja. Me autobusët e flotës aktuale është e pamundur thuaje me operu, kjo është arsyeja që kemi bërë kërkesë që të këtë edhe minibus. Gjithashtu, brenda flotës se re do të këtë 6-8, autobusë elektrikë të cilën do të shfrytëzohen në këtë zonë, në zonën e unazës qendrore, e cila parashihet të implementohet, andaj para se të fillojë në shtator procedurat, ne prej BERZH-it, kemi pasur takime, diskutime, ku kemi dy kërkesa. Kërkesa e parë ka të bëjë me themelimin e një kontrate të re me një operator privat, pra prej një operatore privat, në formatin e njëjtë qysh e kemi trafikun urban , pagesë për kilometër”, ka deklaruar ai për KosovaPress.
Musliu tregoi se kanë bëre kalkulime në lidhje me çmimet e biletave dhe kanë dalë me rezultate që është e pamundur të operojnë me çmimin aktual të derivateve, pasi brenda kërkesës së BERZH-it, është argumentuar që ata kërkojnë stabilitet financiar. Prandaj në shtator pritet të këtë rritje të çmimit të biletës për udhëtarët për 10 cent, ku çmimi do të jetë nga 40 cent në 50 cent.
“Kërkesa e dytë është shtrenjtimi i biletës prej 40 cent në 50 cent, e që realisht kjo kërkesa e dytë është më e ndjeshme, për faktin që jemi duke u ballafaquar me një ngritje të lartë çmimeve dhe më një krizë, mirëpo këto janë edhe arsyet pse BERZH-i ka kërkuar të këtë edhe një ngritje të çmimit të biletës. Mos të harrojmë, ne ende e kemi një biznes plan të cilin BERZH-i, në koordinim me trafikun urban dhe komunën kanë punuar me ardhjen e flotës të parë që aty është paraparë, siç ka qenë atëherë gjendja diku më pak se 1 euro shpenzimi për litër, pra të derivateve dhe ky zë i shpenzimeve është dyfishuar. kjo është arsyeja që çmimi i naftës më u rrit”, vijojë Musliu.
Ai theksoi se qytetarët po ballafaqohen me një ngritje të çmimeve kudo, andaj shpreson të këtë mirëkuptimin e tyre. Ndërsa, tregoi për KosovaPress që procedurat për autobusët e rinj do të fillojnë në shtator të këtij viti.
“Ne procedurat do t’i fillojmë në shtator, pastaj procedura ka disa afate kohore të cilat janë të parapamë me ligj, andaj jo shumë shpejtë mundemi të pranojmë flotën e re, mirëpo do të këtë koordinim në mes të unazës qendrore dhe autobusëve elektrik, të cilët është paraparë me operu brenda kësaj unaze. Kjo taskforca është e njëjta e cila punon edhe për trafikun dhe mobilitetin dhe të gjitha ndryshimet e unazës në trafik, andaj do të këtë harmonizim të vendimeve me qëllim të kemi autobusë me operu edhe unaza dhe në të njëjtën kohë këto dy shërbime të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, me ardhjen e autobusëve të rinj, do të këtë biletë të integruar, biletë javore, mujore si dhe vjetore, ku do të jetë një kompani përgjegjëse vetëm për transportin publik.
Ndërkohë, për unazën qarkore Musliu theksoi së në shtator do të bëhët testimi i tretë, që do të jetë në ditë punë, ku parashihet të jetë testimi final para implementimit.
“Ne mendojmë në shtator ta kemi gjithsesi testin e radhës, nuk po dëshirojmë në muajt korrik dhe gusht për shkak të sezonës, për shkak të manifestit, Sunny Hilli-it. Gjithashtu kemi edhe shumë ngjarje të tjera të cilat janë të paraparë në kryeqytet në këto dy muaj, korrik dhe gusht, andaj kemi vendosur që në shtator të kemi testin e radhës, testi i radhës do të jetë në ditë të punës, ndoshta do të jetë i gjatë më shumë se dy ditë dhe do të jetë testi i fundit para së të lëshojmë implementimin e unazës”, tha Musliu. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës