LAJMI I FUNDIT:

Prishtina do të bëhet me parking nëntokësor për 500 vetura

Prishtina do të bëhet me parking nëntokësor për 500 vetura

​Komuna e Prishtinës ka prezantuar sot projektin që ndihmon në zgjidhjen e një prej problemeve kryesore brenda trafikut në Prishtinë – problemin e parkingjeve.

“Bëhet fjalë për parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, parking ky që pritet të ketë kapacitet për paku 500 automjete.

Lokacioni në qendër të qytetit, me ç’rast edhe sheshi edhe rrugët tjera kryesore janë afër, është një nga përparësitë e mëdha që nxisin shndërrimin e kësaj hapësire në parking të përshtatshëm nëntokësor. Investitori që do ta bëjë ndërtimin, ka për obligim që hapësirën mbi parking ta shndërrojë në park publik me qasje për gjithë, dhe ajo hapësirë më pas lidhet me shëtitoren që planifikohet të zgjatet nga sheshi deri tek udhëkryqi pranë Katedrales.


Sipërfaqja e ndarë për këtë projekt është 13,990 metër katror, dhe me planin rregullues mund të shkohet në dy nivele nën tokë. Rreth 500 metra katror në këtë hapësirë, janë të ndara për pjesën komerciale, ashtu që të shfrytëzohet disniveli aktual që është brenda parcelës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Së shpejti, Komuna e Prishtinës do ta fillojë procedurën e kualifikimit, e cila i paraprinë procedurës së ofertimit për projektin në fjalë. Vlera e parashikuar për ndërtimin e këtij parkingu përmes Partneritetit Publiko-Privat është 12 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori