Nga 27 deri më 29 qershor, Klubi Alpin Prishtina, organizon festivalin“Prishtina Outdoor Festival”, një ngjarje që e sjell natyrën dhe aktivitetet fizike më pranë qytetarëve.

Me aktivitete të shumta në zonat e Gollakut, ky festival do të ofrojë mundësi për eksplorimin e bukurive natyrore, përfshirjen në sporte dhe rekreacion shëndetësor, si dhe promovimin e turizmit dhe kulturës lokale.


Për 3 ditë me radhë do zhvillohen aktivitete të ndryshme të cilat përfshijnë klube, shoqata, subjekte natyrore, subjekte biznesi dhe komunitetin e jetës aktive në përgjithësi, duke e shfaqur kështu vitalitetin e qytetit dhe dinamikën inovative dhe rekreative të banorëve të Prishtinës.

Festivali synon promovimin e zonës turistike të Gollakut dhe Prishtinës, zhvillimin e rekreacionit shëndetësor dhe sportiv, theksimin e resurseve turistike të regjionit si dhe shfaqjen e vlerave ambientaliste dhe kulturore.

Sipas njoftimit zyrtar, hapja zyrtare e festivalit do të bëhet të premten e 27 qershorit, në ora 12:00 në Sheshin Zahir Pajaziti, për t’u përcjellur me shumë aktivitete deri të dielen.

Ndërkaq, mbyllja zyrtare e këtij organizimi do të bëhet të dielen e 29 qershorit, në ora 22:00.

telegrafi sport app