Prishtina bëhet klubi i parë i huaj që merr pjesë në këtë turne tradicional.

Njëherësh bardhekaltrit ndihet krenarë që do ta shkruajnë emrin e tyre në historinë e klubit turk, pasi do ta zhvillojnë ndeshjen e hapjes solemne të stadiumit të ri me Sivassporin.


“Është një nder i veçantë, i jashtëzakonshëm që i bëhet FC Prishtinës dhe futbollit kosovar. Ndihemi të respektuar që klubi ynë bëhet i pari i huaj që merr pjesë në këtë turne, e sidomos për faktin që ne do ta bëjmë hapjen e stadiumit të ri modern. Për këtë respekt që na bëhet, ne e falënderojmë përzemërsisht Sivassporin”, ka deklaruar presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në një konferencë për media të mbajtur në stadiumin e kryeqytetit, pak para nisjes së skuadrës bardh e kaltër drejt Turqisë.

Prishtina do të udhëtojë me 22 lojtarë në Turqi. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app