Prishtina ka mbetuar skuadra e vetme kosovare në garat evropiane.

Kampionët në fuqi të Kosovës do të përballen me Bood/Glimt të Norvegjisë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.


E nëse kryeqytetasit kosovar kalojnë këtë pengesë, do të luajnë në 'Play-Off' të Ligës së Konferencës.

Tanimë është hedhur edhe shorti për fazën e 'Play-Off'-it për këtë garë.

FB IMG 1627908290175

Nëse kryeqytetasit kalojnë tutje atëherë do të kenë punë me humbësin e takimit NS Mura nga Sllovenia dhe Zalgaris Vilinus nga Lituania.

Prishtina ndeshjen e parë me Bodo/Glimt e zhvillon të enjtën me fillim nga ora 20:00, derisa takimi i kthimit zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/

telegrafi sport app