Prishtina tashmë ka marrë trofeun e Superligës së Kosovës në duart e tyre.

Skuadra nga kryeqyteti pas 35 xhirove të zhvilluara, ia doli të shpallej kampion në elitën e futbollit kosovar.


Me një fitore 2-1 në udhëtim te Gjilani, bardhekaltrit arritën që të shpalleshin më të mirët në ligë për edicionin 2020/21.

186519025 511575936951625 3933153729623911339 n

Tashmë ishte bërë e ditur nga java e 34-të, se Prishtina kishte nevojë vetëm për një pikë, që të shpallej kampion.

Por, në këtë xhiro, ata luajtën për fitore dhe ia dolën mbanë, duke arkëtuar plotë 78 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Drita.

Pas tetë vitesh pritjeje, Prishtina ia doli të merrte në duart e tyre torfeun e 11-të në histori dhe njëherit ehte skuadra më e trofeshme në futbollit tonë. /Telegrafi/

184235914 165616548828966 1613467407280193753 n

telegrafi sport app