Prishtina konfirmon goditjen e madhe, nënshkruan me sulmuesin Dashmir Elezin

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Dashmir Elezi, i cili vjen nga Lokomotiva e Zagrebit.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën.
Pas konfirmoi tri transferime gjatë ditës së djeshme, Prishtina ka zyrtarizuar edhe sot (e enjte) një transferim.
Bëhet fjalë për talentin e madh shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Dashmir Elezi, i cili transferohet nga Lokomotiva e Zagrebit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit bardhekaltër, me lojtarin që ka deklaruar se nuk ka pasur dyshime ta zgjedh Prishtinën, përkundër shumë ofertave.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































