FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj FC Liqenit pas penalltive në ndeshjen e parë finale të "Play-Off"-it në Superligën e Kosovës në futsall. 

Pas një super ndeshje ku koha e rregullt u mbyll 5-5, ndërsa në vazhdime të dy skuadrat nga dy herë për rezultatin përfundimtar 7-7.


Liqeni e nisi më mirë takimin duke shënuar tre gola të shpejtë me anë të Shqipron Ibrahimi, Sebastian Camilo dhe Julian Nagles.

prishtina01 liqeni futsall3  1

Megjithatë, Prishtina 01 arriti të kthehet me anë të Shefki Kamerit për 1-3 dhe dy golat e Malush Qerimit për të barazuar në 3-3.

Pjesa e dytë nisi përsëri më mirë për mysafirët që shënuan me anë të Ibrahimit për 3-4, por kryeqytetasit barazuan me Ari Kaqanollin për 4-4 dhe Halim Selmanaj kaloi për herë të parë vendasit në epërsi 5-4.

Deri në fund u shënua edhe një gol me anë të Camilos për 5-5 dhe loja shkoi në vazhdime.

prishtina01 liqeni futsall1

Në vazhdimin e parë prej pesë minutave shënuan Selmanaj për 6-5, Dardan Topilla barazoi për 6-6, ndërsa në pesë minutëshin e dytë golin gjeten Yll Mazreku për 7-6 dhe Nalges për 7-7 duke çuar ndeshjen në penallti.

Pas penalltive FC Prishtina ishte më e mirë, për të fituar ndeshjen e parë.

Ndeshja e dytë zhvillohet me 6 qershor në Drenas. /Telegrafi/

telegrafi sport app