Prishtina fiton klasiken e basketbollit kosovar, mposht bindshëm Trepçën

Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e vjetër të basketbollit të Kosovës ndaj Trepçës me rezultat 82:65 (21:13, 24:24, 20:10, 17:18), në kuadër të javës së 13-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi të lehtë, që u rrit me kalimin e minutave dhe çerekun e parë e fituan 21:13, me një tre pikësh në fund nga Don Polloshka.
Epërsia e bardhekaltërve u ngrit deri në 12 pikë në periudhën e dytë, 27:15, dhe e ruajtën këtë epërsi deri në minutat e fundit të pjesës së parë, kur mitrovicasit u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 36:32, dhe më vonë në 40:37, por pesë pikë radhazi nga prishtinasit bënë që pjesa e parë të përfundojë 45:37.
Dallimi u bë në periodën e tretë, ku prishtinasit ishin më të mirë se mitrovicasit, duke e fituar këtë pjesë 20:10, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:47.
Në dhjetë minutat e fundit, vendasit menaxhuan lojën dhe ruajtën epërsinë e krijuar, për të triumfuar në fund me rezultat 82:65.
Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 11 pikë e dhjetë kërcime, Lejson Zeqiri me 20 pikë dhe Biram Faye me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça, Taurus Cockfield me 15 pikë dhe Drilon Hajrizi me 13.
Sigal Prishtina me shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Trepça ka nëntë fitore dhe katër humbje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë