Prishtina blindon sulmuesin Leotrim Kryeziu

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina ka rinovuar kontratën me sulmuesin Leotrim Kryeziu, edhe për dy vite tjera.
Pasi fituan Kupën e Kosovës këtë edicion dhe do të luajnë në kualifikueset e Ligës së Evropës në verë, Prishtina ka filluar punën.
Një nga gjërat e para që ka bërë klubi prishtinas është rinovimi i kontratave me lojtarë të rëndësishëm.
I pari që ka rinovuar kontratën e tij është Kryeziu, i cili ka vazhduar edhe për dy vite tjera, deri në verën e vitit 2027.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës
Blindohet 9-shi i Prishtinës
Pas 5 viteve besnikëri, luftë dhe dashuri për fanellën, Leotrim Kryeziu vazhdon rrugëtimin me klubin tonë edhe për 2 vite të tjera!
Një lider në fushë, dhe shembull jashtë saj duke fituar 5 trofe, dhe me 42 gola për fanellën bardhë e kaltër, ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit.
/Telegrafi/




































