Prishja e raporteve në Universitetin e Mitrovicës bëri që shumë pretendime për keqpërdorime të vihen në sipërfaqe. Mes tyre ka filluar një luftë e hapur, përmes ngritjes së kallëzimeve penale. Trajtimi i këtyre të fundit vë në pah një anë tjetër të errët të sistemit të drejtësisë.
Pavarësisht se kallëzimet ishin ngritur në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, asnjë nuk ishte trajtuar nga kjo prokurori. Rastet ishin deleguar në prokurori të tjera.
Dy kallëzime penale të bëra nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Agron Beka kishin përfunduar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Në këtë të fundit, kryesuesi aktual i KPK-së, Jetish Maloku, kishte qenë kryeprokuror para se të bëhej kryesues.
Beka kishte ngritur kallëzim penal edhe ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të universitetit: Ylber Januzaj, Valdet Gjinovci dhe Fatbardha Hoxha.
Për ta, ai pretendonte se kanë kryer tri vepra penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, cënim i të drejtës në menaxhim dhe pendim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Që të tri këto pretendime lidheshin me faktin se anëtarët e Këshillit Drejtues kishin refuzuar të zhvillonin mbledhjet pa e nënshkruar kryesuesi Lepaja vendimin për shkarkimin e Bekës.
Halil Bajrami, ish- anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë e ka shpjeguar gjithë bllokadën në Këshillin Drejtues.
“Për votim të rendit të ditës , kur ne s’kemi marrë pjesë ato kanë qenë diskutime para mbledhjes por unë edhe koleget s’kemi marrë pjesë në votim sepse ka ekzistuar sot dhe atëherë se unë nuk mund të votoj një rend ditë që pjesë e procesverbalit është vendimi që nuk e ka nënshkruar kryesuesi”, ka treguar ai.
Lënda ishte transferuar në Gjilan, me kërkesë të Agron Bekës, anëtarit të KPK-së.
“Ju njoftojmë se parashtrues i kallëzimit penal është z.Agron Beka, ku lënda fillimisht është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe pas kërkesës së ankuesit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me datë 20.09.2022, lëndën e ka dërguar ne kompetencë në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
Në anën tjetër, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit arsyetohet se ka aprovuar kërkesën për përjashtimin e Prokurorisë së Mitrovicës, pasi Beka si anëtar i KPK-së kishte votuar për shqiptimin e një mase disiplinore ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani.
Andaj, sipas tij, do të cënohej parimi i paanshmërisë dhe objektivitetit.
Por, ky vendim dhe arsyetim për delegimin e lëndës nga Mitrovica në Gjilan, nuk qëndrojnë dhe janë të kundërligjshme, sipas hulumtuesve ligjorë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
“Sipas Ligjit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pasur kompetencë territoriale për trajtimin e këtij rasti. Përjashtimi i kësaj prokurorie nga trajtimi i këtij rasti për faktin se parashtruesi i kallëzimit penal si anëtar i një organi kolegjial ka vendosur për shqiptimin e një mase disiplinore ndaj kryeprokurorit të kësaj prokurorie nuk është arsyetim logjik. Fillimisht, votimi mbi çështjet disiplinore nuk është publik dhe z. Ujkani nuk do duhej ta dinte se kush ka votuar kundër tij. Në anën tjetër, KPK mban përgjegjës të gjitha Prokuoritë. Do të ishte jo adekuate dhe e kundërligjshme nëse ndërtohet një standard që në secilin rast kur votohet për një masë disiplinore ndaj një Kryeprokurori të përjashtohej e gjithë prokuroria. Përmes këtyre vlerësimeve abstrakte, nuk mund të konsiderohet konflikt i interesit dhe të përjashtohet e gjithë Prokuroria e cila ka kompetencë territoriale në trajtimin e një rasti”, ka thënë Lavdim Makshana, raporton”Betimi për Drejtësi”.
Përtej lëvizjes së kësaj lënde në mënyrë të kundërligjshme, ajo që vërehet, është koha rekord e ngritjes së aktakuzës në këtë rast. Prokurori i rastit Isuf Sadiku vetëm një muaj pasi kishte pranuar kallëzimin penal, kishte ngritur aktakuzë ndaj tyre me pretendime për kryerjen e veprës penale “cenim i të drejtës për menaxhim”.
Megjithatë, njëri nga të akuzuarit, Halil Bajrami, thotë se ende nuk e ka pranuar aktakuzën, por që për ngritjen e saj, është njoftuar nga mediat.
“Mu ka duk e pakuptueshme pse në Gjilan, por nuk e kom pyet prokurorin. Unë ende zyrtarisht nuk jam i njoftuar se më është ngritë aktakuzë, në media e kom pa, por presë njoftimin zyrtar nga institucionet kompetente në këtë rast nga gjykata apo prokuroria”, thotë Bajrami.
Për të gjitha pretendimet e tij ndaj anëtarëve të stafit akademik, Beka përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se ka ofruar 250 prova e dëshmi.
Megjithatë, ka refuzuar të flasë deri në përfundim të procesit.
“Prandaj, meqenëse (për) të gjitha çështjet e iniciuara janë në organet e sistemit të drejtësisë, mbetet në kompetencën e tyre që të vendosin për çështjet e tilla konform legjislacionit në fuqi, pasi çdo ndërhyrje eventuale (në çfarëdo forme qoftë) mund të interpretohet si pengim në procesin e hetimeve…prandaj, domosdoshmërisht duhet shmangur situatën e tillë. Sa për informacionin tuaj, për të gjitha çështjet që i keni potencuar në e-mailin tuaj janë parashtruar (përveç kallëzimeve penale) edhe padi në organet gjyqësore nga ana ime, të cilat janë në proces e sipër”, ka deklaruar Beka përmes postës elektronike.
Ndërsa, kallëzimi penal ndaj ish dy-prodekanëve, Salem Veliqi dhe Islam Qerimi, ende nuk ka zënë vend, duke u transferuar sa në një prokurori në tjetrën.
Në përgjigjen e dhënë nga ajo e Mitrovicës, thuhet se kallëzimi penal është transferuar në atë të Prizrenit.
Ndërsa e Prizrenit thotë se pas tyre ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovën.
Por pas hulumtimit të rastit, edhe ky kallëzim penal rezulton të ketë përfunduar në atë të Gjilanit.
Megjithatë, edhe kjo prokurori ka kërkuar që ky rast t’i delegohen ndonjë prokurorie tjetër.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, më datë 20.12.2022, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar kallëzimin penal të ushtruar nga Agron Beka. Gjithashtu, ju njoftojmë se më datë 03.02.2023, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë kërkesë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, që kjo lëndë të delegohet në ndonjë prokurori tjetër”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
Megjithëse, “Betimi për Drejtësi” në secilin rast ka kërkuar kallëzimin penal të bërë nga Beka si dhe vendimet e Zyrës së Kryeprokurorit për transferim të lëndës, asnjëra nga to nuk i kanë ofruar këto dokumente publike.
Tutje, ish-prodekani për financa, Veliqi dhe ai për mësim Qerimi më 26 gusht 2022 kishin ngritur kallëzim penal ndaj Agron Bekës dhe Salem Lepajës.
Sipas Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, rasti i tyre është duke u trajtuar në atë të Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar prokurori Zejnullah Gashi, i cili e ka pranuar rastin.
Për Bekën, ata pretendojnë të ketë kryer tri vepra penale: mashtrim, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe konflikt i interesit.
Sipas tyre, kjo vepër pretendohet të jetë kryer nga Beka pasi ai ka marrë pagë kinse për mbajtjen e një ligjërate të lëndës zgjedhore, e cila nuk ishte përzgjedhur nga asnjë student.
“Lëndën zgjedhore, të cilën studentët nuk e kanë përzgjedh përkundër kësaj duke i mashtru e ka fshehur faktin, se kur studentët e përzgjedhin një lëndë zgjedhore dhe me lista boshe, listat janë dërguar për pagesë, pasi asnjë student nuk e kanë përzgjedhë, asnjë student”, ka deklaruar Veliqi.
Ndërsa, sipas tyre, Lepaja si kryesues e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke mos e lejuar këtë temë të vendoset në rend dite në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
“Gjithashtu edhe bashkëpunimi i kryesuesit të këshillit drejtues me të dhe përkrahja e tij në mënyrë kundër ligjore, edhe pse i kam shkruar shkresa Salem Lepajës një zgjidhje pasi nuk është duke funksionuar njësia jonë akademike dhe ishim në prag të aplikimit për master, por qasja e tij ka qenë refuzuese”, shton Qerimi.
Për këtë rast, thonë se kanë dhënë deklaratë, por nuk kanë pranuar informacione mbi rrjedhën e rastit.
“Asnjëherë kurrfarë informate të vetme, ndonëse këtij kallëzimi penal i janë bashkangjitur këto fakte, që pretendojmë bashkë me profesorin Islam.. Megjithatë kurrfarë informate të vetme nuk kemi nga prokuroria e shtetit”, ka deklaruar Veliqi.
Se cili do të jetë fati i këtyre kallëzimeve penale dhe akuzave të ndërsjella të ngritura nga këta protagonistë të Universitetit të Mitrovicës, mbetet të shihet dhe për këtë “Betimi për Drejtësi” do të ju mbajë të informuar.
Sidoqoftë, derisa pritjet legjitime të studentëve janë që stafin akademik ta shohin si shembull në sallat e fakultetit, Beka dhe protagonistët e tjerë të përfshirë në këto pretendime për akuza të ndërsjella për keqpërdorime, do të vazhdojnë të shihen në përballje të shumë proceseve të iniciuara në sistemin e drejtësisë.
Gjatë kohës sa ekipi i hulumtuesve “Betimi për Drejtësi” ka zhvilluar hulumtimin rreth këtyre shkeljeve të pretenduara në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Agron Beka dhe Salem Lepaja, vazhdimisht kanë drejtuar letra tek donatorët e emisionit, duke pretenduar se realizimi i këtij emisioni kishte tendenca.
“Betimi për Drejtësi” sikurse gjithmonë, ndjekë rrugët ligjore dhe respekton standardet më të larta etike dhe profesionale të gazetarisë për hulumtimin e temave me interes publik, duke prezantuar fakte dhe duke ballafaquar protagonistët me fakte, gjithnjë duke ju dhënë mundësinë e shprehjes të gjithëve, sikurse ka ndodhur në këtë rast me Agron Bekën dhe të tjerët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar tërësisht shëndetësinë, kanë blerë ilaçe miliona euro në klinikën e fëmijëve pa tender
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Siljanovska-Radev: Bisedat tona janë miqësore, vendosëm tonin për marrëdhëniet dypalëshe
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit