Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në përurimin e renovimit të Shkollës “Xheladin Gashi –Plaku” në Komoran.
Kryeministri Mustafa, gjatë kësaj vizite, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministrat Arsim Bajrami dhe Mahir Jagcillar, kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, deputetë dhe përfaqësues të tjerë, ka biseduar me stafin arsimor për procesin dhe rezultatet e punës, kushtet e mësimit dhe shumë aspekte që lidhen me mësimin në këtë shkollë.
“Është një shkollë e cila vërtetë po shihet se ka kushte të mrekullueshme. Ajo që ne na gëzon, është fakti që njerëzit që punojnë, qytetarët e kësaj pjese janë të gëzuar me kushtet që janë krijuar për fëmijët e tyre, që është vlera themelore sepse ne duhet të krijojmë kushte më të mira, që nxënësit t’i gëzojnë ato”, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, i ka uruar shumë suksese nxënësve dhe mësuesve duke theksuar përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që t’i përkrah maksimalisht, në mënyrë që shkolla të jetë më e mirë, më cilësore dhe kuadrot të jenë konkurrent në tregun kosovar por edhe atë evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar kushtet e krijuara në këtë shkollë duke përgëzuar nxënësit dhe mësuesit për punën e tyre.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në emër të Qeverisë së Kosovës, shprehu kënaqësinë që në një afat shumë të shpejt është arritur të rregullohet kjo shkollë.
Duke iu referuar faktit se kjo shkollë ka një emër të një heroi kombëtar, personalitet që ka ditur të arsimojë dhe rezistojë, ministri Bajrami tha se të gjithë jemi të obliguar që tani të punojmë në ngritjen e cilësisë.
“Janë shumë të rëndësishme objektet shkollore dhe infrastruktura, por më e rëndësishme është që të gjithë të punojmë në ngritjen e cilësisë. Mora zotimin e drejtorit të kësaj shkolle që në të ardhmen do të jenë kushte edhe më të mira, që fëmijëve t’ju ofrojmë arsimim cilësor, që do t’ju krijoj nesër punësim dhe mirëqenie të përgjithshme familjare”, tha ministri Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-19-215152-380x233.png)
Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”
![MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/policia-mk-380x233.png)
MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes
![NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/kosova-nato-380x233.jpg)
NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova
![Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Camp_bondsteel_kosovo-780x439.jpg)
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”
![KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/kosova-nato-780x439.jpg)
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova
![Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-19T220757.940-780x439.jpg)
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar
![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/albin-kurti-2-780x439.jpg)
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame