Adam Tranter nga Londra, ka postuar në rrjetin social një pjesë nga filmi i animuar Fireman Sam, ku personazhet shfaqen në një pozitë të papërshtatshme.
Shumë prindër shpërndanë imazhin, duke menduar dy burrat u përfshinë në marrëdhënie intime, por ishte vetëm një ndihmë për t’ia larguar karrigen, në të cilën kishte ngecur zjarrfikësi, transmeton Telegrafi.
“Fëmijët po shikonin filmin, kur papritmas u shfaq kjo”, ka shkruar Tranter lidhur me rastin.
Mirëpo, reagimi i krijuesve të filmit thanë se kjo është një pjesë e shkëputur, ndërsa tërësia nuk ka asgjë të turpshme dhe gjithçka është krijuar vetëm për fëmijë. /Telegrafi/