LAJMI I FUNDIT:

Prindërit nga Lipjani nuk e çojnë djalin në shkollë, akuzojnë mësuesen për dhunë (Video)

Prindërit nga Lipjani nuk e çojnë djalin në shkollë, akuzojnë mësuesen për dhunë (Video)

Nazmi Berisha nga fshati Janjevë i Komunës së Lipjanit nuk ka vijuar mësimet në klasën e parë për një muaj e gjysmë.

Prindërit e tij që pretendojnë se mësuesja Haxhere Demiri u rrahu fëmijën, nuk kanë pranuar që të dërgojnë në shkollë djalin përderisa kjo mësuese vazhdon të punojë aty.

Edhe pse viti shkollor tashmë ka përfunduar, Habibe Qorolli, nëna e Nazmiut deklaron se djali i saj do të vazhdojë të mbetet në shtëpi nëse nuk realizohen kërkesat e saj për largimin e mësueses.


“Prej shtatorit kërkoj që fëmijës tim t’i jep mësim dikush tjetër-një mësuese tjetër apo një mësues. Unë nuk po kërkoj emra të veçantë, por po kërkoj që fëmija të vazhdojë mësimin me një mësuese tjetër sepse nuk është në gjendje të vijojë mësimin me këtë mësuese,” tha Qorolli.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe mësuesen Haxhere Demiri për ta pyetur rreth pretendimeve të prindërve të Nazmi Berishës për dhunë ndaj tij, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Në anën tjetër, Rasim Hasani, drejtor i Arsimit në Komunën e Lipjanit thotë se kjo drejtori ka ofruar zgjidhje të ndryshme që ky nxënës të vazhdojë mësimin, mirëpo sipas tij ofertat janë refuzuar nga familja.

“Për ne parësore është interesi i nxënësit dhe të gjithë fëmijëve dhe në rastin në fjalë ne kemi ofruar alternativa të ndryshme në mënyrë që ai fëmijë të përfundojë vitin mësimor pa marrë parasysh se kush është fajtor”, ka deklaruar Hasani për KALLXO.com.

Edhe Habibe Qorolli e pranon se Drejtoria e Arsimit ofroi për Nazmi Berishën një mësuese në shtëpi, prani të prindit të tij në klasë, ose vazhdim të mësimit të Berishës në ndonjë shkollë tjetër, por sipas Qorollit këto alternativa për të janë të papranueshme.

Por drejtori i Arsimit Hasani paralajmëroi se komuna do të marrë masa që Nazmi Berisha të vijojë mësimin.

“Nëse nuk zgjidhet çështja siç është më së miri, atëherë ne do të obligohemi që të veprojmë konform ligjit në fuqi dhe konform obligimeve prindërore që i parasheh ligji për këtë rast,” tha Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori