Vendimi i Kuvendit Komunal të Ferizajt për privatizimin e çerdheve publike në këtë komunë ka ngjallur shqetësime të mëdha tek prindërit ferizajas.
Ata shprehin frikën se pas privatizimit çmimi për kujdes të fëmijëve do të dyfishohet, gjë që do t’ua kufizoj qasjen shumë fëmijëve të kësaj komune.
Erlinda Avdyli, nënë e dy fëmijëve të regjistruar në kopshtin “Engjëjt”, thotë se vendimi për privatizim e ka vënë para një dileme shumë të vështirë, ta vazhdoj punën në profesionin e saj, apo ta ndërpres atë për t’u kujdesur për fëmijët, shkruan Telegrafi.
“Në rastin tim që unë i kam dy vajzat në këtë kopsht, nëse do të privatizohej kopshti çmimi do të ishte 100 % ose më shumë se 100% nga ai që është aktualisht, gjë që do të ishte e papërballueshme për mua dhe për shumë nëna të tjera dhe do ta vinte në diskutim nëse do të mund ta vijoja punën, për shkak se nuk kemi mundësi ta paguajmë vlerën si paguajnë shumë prindër nëpër kopshte private’’, tha Erlinda Avdyli.
Ajo përmendi arsyet pse nuk duhet të privatizohen kopshtet publike.
‘’Unë si prind dhe besoj shumica e prindërve të tjerë jemi kundër privatizimit për shumë arsye. Në rend të parë se qytetit të Ferizajt i duhen kopshtet publike që sado pak t’i përmbushin nevojat e familjeve dhe fëmijëve me çmime deri diku të arsyeshme,.
Në rend të dytë është shumë i rëndësishëm mosprivatizimi i kopshtit për arsye të mirëqenies së fëmijëve, sepse mendoj se si rrjedhojë e privatizimit do të ndryshoj edhe stafi i kopshtit gjë që realisht mbase do të ndikoj edhe tek mirëqenia e fëmijëve, për shkak se fëmijët janë mësuar me stafin në përgjithësi dhe do të ishte jo e mirë për ta nëse do të ndryshohej stafi, sepse në fund të fundit këto zonja janë ato të cilat kanë punuar në kushte jo të favorshme, sidomos në aspektin e pagesave që nuk janë paguar me rregull dhe kjo nuk ka ndikuar në asnjë moment tek kujdesi që kanë pasur për fëmijët tanë. Kjo është njëra ndër arsyet e forta që mendoj që duhet ta ngrisim zërin për mosprivatizim në mënyrë që t’i ruhet vendi i punës këtij stafi për krejt sakrificën që e kanë bërë”, shtoi Erlinda.
Vendimi për privatizim po konsiderohet absurd nga prindi Shkumbin Misini, i cili thekson se çerdhet duhet të jenë të aksesueshme për të gjithë, sepse ngritja e çmimit pas privatizimit do të krijojë pabarazi dhe do ta shkatërroj mirëqenien e shumë familjeve, sidomos të nënave.
‘Këto dy çerdhe të cilat janë të shkojnë në privatizim dhe të ekzistojnë vetëm si institucione private për mua është çmenduri, pse i paguajmë ne taksat, i paguajmë për shërbime më të mira e më cilësore në qasjen publike, sepse prona publike duhet të jetë e shenjtë, jo të shikohet vetëm për nga interesi personal i individëve të caktuar për një periudhë të caktuar kohore për me trashë buxhetin familjarë të dikujt.
Është e çuditshme dhe absurde sepse do të ndikoj në mirëqenien e njerëzve të cilët nuk do të kenë mundësi t’i sjellin fëmijët këtu, sepse komuna kur ka mjete financiare për me suportu beton dhe nuk investon në fëmijë unë nuk e di çfarë morali, dinjiteti e integriteti kanë këta njerëz.
Një nënë që i ka 3 fëmijë mundësitë për pagesë i ka të kufizuara, mundësinë për punësim e ka të kufizuar sepse më llogari ka të largohet nga tregu i punës sesa me i dërgu fëmijët në kopsht me një kosto shumë të lartë. Në qoftë se dëshiron me i shkatërru nënat dhe me shkatërru mirëqenien e qytetarëve të Ferizajt është t’i privatizojnë, kjo do ta dëmtojë qytetin e Ferizajt’’, tha Shkumbin Misini.
Prindërit thonë se me një pagë mesatare sa është në Kosovë, është e vështirë të mbulohen shpenzimet edhe me këto çmime që janë, e lëre më të ngriten ende.
‘’Ne të gjithë prindërit e dimë që me privatizim të kopshtit do të ndryshoj edhe kostoja e kopshtit. Ne jemi duke jetuar në Kosovë dhe e dimë çfarë paga kemi, nuk është e arsyeshme për mendimin tim sepse ne dëmtohemi si prindër duke qenë se paga minimale është 350 euro, maksimalja 400 euro, qysh me i menaxhu shpenzimet, jemi prindër që punojmë, nuk kemi të ardhura tepër të larta dhe jemi të detyruar t’i sjellim fëmijët nëpër kopshte.
Kjo na dëmton jashtëzakonisht shumë dhe nuk e di kush e ka propozu që të privatizohet, sepse dy fëmijë që i kam në këtë kopsht, cilësia, udhëheqja, stafi, gjithçka ka qenë shumë në nivel, jam shumë e kënaqur me edukatore, me drejtori, me ushqim dhe me rregullat e kopshtit. Nuk e di a do të vazhdojnë kushtet e njëjta edhe pas privatizimit, iu bëj apel të gjithë udhëheqjes komunale që mos të na dëmtojnë sepse në do të pësojmë si prindër”, theksoi Ardita Mehmeti.
Prindërit gjithashtu shprehin shqetësim edhe për transparencën e procesit të privatizimit dhe mungesën e informacionit lidhur me mënyrën se si do të menaxhohen çerdhet në të ardhmen.
‘’Është për keqardhje se si kryetari i komunës nuk ka bashkëbiseduar as me prindër, as nuk na e ka bërë një kërkesë për të bashkëbiseduar për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi, për më shumë keqardhje është se ka njerëz këtu të cilët kanë punuar me vite të tëra dhe në fund ta shkëputësh kontratën me ta është e papranueshme, sepse punëtorët i ka të shkëlqyeshëm.
Duke marrë parasysh që shpesh nuk kanë marrë paga ka 3-4 muaj deri në 6 muaj dhe pagat e tyre kanë qenë shumë të ulëta çfarë mirësjellje kanë bërë dhe kanë sakrifikuar me dinjitet dhe me integritet dhe vjen një moment që njerëz pa kurrfarë integriteti shkojnë e dërgojnë në privatizim duke mos e ça kokën për mirëqenien, sepse fundi i fundit nuk na duhet komuna vetëm për ta nxjerrë një letër’’, shtoi Shkumbin Misini.
Aktualisht çmimi për një fëmijë të regjistruar në kopshtet publike të Ferizajt është 50 euro, ndërsa nëse një prind i ka 2 fëmijë të regjistruar duhet të paguaj 85 euro. Se sa do të jetë shuma që duhet ta paguajnë prindërit pas privatizimit ende nuk dihet. /Florentina Bytyqi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminuar nga Arsenali, shkak një lojtar

Laert Vasili komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë

Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

LIVE: Bllokadë institucionale në Kuvend – a do të ketë zgjidhje sot?

Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura