Rreth 20 prindër të nxënësve të shkollave të mesme që morën pjesë në rrahjen e fundit midis dy grupeve të të rinjve serbë para një shkolle në Lapllasellë, u mblodhën sot pasdite para stacionit të policisë në Graçanicë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Themelore, e cila fëmijëve të tyre u caktoi masën e ndalimit prej një muaji.
Të shqetësuar për fatin e fëmijëve, prindërit thonë se vendimi i gjykatës ishte tepër i rreptë.
“Ne, prindërit e fëmijëve të ndaluar, jemi të bashkuar në mendimin se vendimi i gjykatës ishte shumë i rreptë dhe që të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Slavisha Ristiq, babai i një prej pjesëmarrësve të ndaluar për rrahje.
Maja Gjokiq, motra e një prej të ndaluarve, thotë se djemtë në paraburgim u pajtuan me njëri-tjetrin, por gjithçka shkoi shumë larg pasi sipas saj për shkak të ndërhyrjes politike në të gjithë ngjarjen.
Prindërit janë të shqetësuar, pasi ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre dhe nëse procedurat do të vazhdojnë pas ndalimit. Midis të arrestuarve janë edhe ata që janë thirrur si dëshmitarë.
“Vëllai im ishte dëshmitar i rrahjes. Ai ka transportuar shokun e plagosur në spital. Ai dha një deklaratë në polici, u kthye në shtëpi dhe mori një thirrje tjetër për të shkuar si dëshmitar në stacionin e policisë. Pas dy ose tre orësh, ne kuptojmë se ai është në paraburgim dhe nuk dimë ndonjë arsye pse ai është në paraburgim, dhe tani, si të tjerët, ai është ndaluar për një muaj,” tha Bojan Zhiviq, raporton kp.
Sot, Gjykata Themelore në Graçanicë caktoi masën me nga një muaj paraburgim ndaj shtatë personave M.R, Ç.Z, L.K, B.ZH, D.N, M.J dhe D.T., të cilët dyshohet të ketë marrë pjesë në rrahje.
Prindërve në Graçanicë, në shenjë mbështetje sonte iu bashkuan edhe disa banorë të tjerë të Graçanicës, të cilët u shpërndanë rreth orës 18:30. Ata u dakorduan të mblidhen përsëri nesër në ora 18:00 para stacionit të policisë në Graçanicë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin