Prifti ortodoks serb, Sava Janjiq, i cili shërben në Manastirin e Deçanit, ka paralajmëruar për rrezikun e ndarjes së Kosovës, përmes një inskenimi të dhunës në veri të vendit. Ai shpreson se SHBA dhe BE do të parandalojnë individët dhe grupet e papërgjegjshme që të provokojnë dhunën, duke thënë se liderët politikë nga të dyja palët, në Beograd edhe në Prishtinë duhet të marrin përgjegjësinë për dialog paqësor.
Prifti serb ka thënë se “në Kosovë po qarkullojnë informacione të ndryshme të rrezikshme, duke përfshirë atë në lidhje me një skenar të dakorduar të incidenteve në veri të Kosovës, që do të shkaktonte reagime nga të dyja palët dhe që do të krijonte një ndarje faktike në terren”, shkruan Telegrafi.
“KFOR-i pohon se është i vendosur të parandalojë dhunën, por ekziston shqetësimi në mesin e njerëzve. Është shumë e rëndësishme që këto lajme shqetësuese të demantohen me përgjegjësi nga të gjitha palët dhe me obligimin e dyanshëm për një dialog paqësor”, thotë prifti serb, në një postim në Facebook.
Më tej, Janjiq thotë se “fuqimisht shpresoj që bashkësia ndërkombëtare, veçmas Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, do të parandalojnë individët dhe grupet e papërgjegjshëm nga të dyja palët, që të provokojnë dhunë në të cilën do të pësonin njerëz të pafajshëm dhe monumente të vlefshme historike dhe kulturore, sikurse në trazirat e vitit 2004”.
“Për Kosovën dhe rajonin kjo do të ishte një hap i tmerrshëm prapa. Dialogu duhet të kthehet në garantimin e sigurisë për të gjithë njerëzit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, tha ai.
Prifti serb gjithashtu ka thënë se “liderët politikë nga të dyja palët, në Beograd edhe në Prishtinë, duhet të hedhin poshtë dhe demantojnë me vendosmëri zërat për një ndarje eventuale territoriale nëpërmjet dhunës së supozuar spontane dhe të marrin obligim për një dialog paqësor, për aq kohë sa do të zgjas ai. Përndryshe, ata do të mbajnë përgjegjësi të madhe politike dhe morale”.
Për të arsyetuar rrezikun e ndarjes së Kosovës, prifti serb në një postim tjetër në Facebook, ka treguar se serbë jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës dhe sa është numri i manastireve, objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore serbe dhe numri i klerikëve fetarë ortodoks serbë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama