Prezantohet i plotë monumenti i Pavarësisë

Autorët e kanë vizituar disa herë Tiranën dhe përpara se të skiconin idenë e tyre kanë hulumtuar në lidhje me historinë dhe traditat e Shqipërisë ku u ka rezultuar se kulla është objekti që i simbolizon më mirë shqiptarët, njofton BalkanWeb.
“Ky monument është një simbol për vetë popullin që ka qenë i shtypur për një kohë të gjatë, por ka qenë edhe i fortë. Kulla e cila hapet simbolizon hapjes drejt Pavarësisë”, tha Visar Obroja gjatë konferencës në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Monumenti i dy arkitektëve që jetojnë në Gjermani, përbëhet nga dy trupa që përfaqësojnë një kullë të hapur dhe të rrotulluar, ku një pjesë mban tavanin dhe tjetra dyshemenë. “Vizitori nga trupi i parë krijon idenë e shtypjes, izolimit, ndërsa trupi i dytë është ai që përcjell ndjenjën e lirisë dhe pavarësisë ku dyshemeja e të cilës simbolizon themelin mbi të cilin është ngritur liria”, tha Obrija.
Por, koncepti i monumentin thellohet më tej. Sipas Obrija dhe Kiklas pavarësia e fituar nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë, por është një gjendje që vazhdon. “Ky trup është një tërheqje vëmendjeje që lirinë dhe pavarësinë që duhen ruajtur dhe duhet punuar për to”, tha kosovari Visar Obrija.
Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë do të jetë 8 metra i lartë dhe i përmasave 4x4. Ai do të jetë prej çeliku ndërkohë që në anët e jashtme do të ketë panele bronzi të cilët do të jetë si piramida të thyera herë nga brenda dhe herë nga jashtë duku mundësuar kështu ndriçimin e brendshëm të monumentit edhe natën. /Telegrafi/




















































