LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Chrome 10

Prezantohet Chrome 10

Google ka filluar shpërndarjen e versionit stabil të shfletuesit të Internetit, Chrome 10, të cilin mund ta merrni në mënyrë automatike përmes versionit të mëparshëm ose përmes faqeve zyrtare.

Nga të rejat e dukshme, Chrome 10 ka një linjë të re për aranzhimin e kërkimeve të shfletuesit. Fjalëkalimet për uebfaqet tash mund të sinkronizohen ndërmjet kompjuterëve të ndryshëm, ndërsa për siguri shtesë, përdoruesit mund t’i ruajnë fjalëkalimet edhe në formë të fshehtë.

Chrome 10 ofron stabilitet më të madh edhe në funksionim, ndërsa zgjeron edhe më shumë mundësinë ekzistuese të ‘sandboxing’ në Flash Player-in e integruar.

Kuptohet, si gjithmonë Google me secilin version të ri shton edhe shpejtësinë e funksionimit, kështu që Chrome 10 në detyrat e JavaScript është rreth 66% më i shpejtë se paraardhësi. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
Kalo në kategori