LAJMI I FUNDIT:

Pretendon se ilaçet i shkaktuan probleme, gruaja tenton të djegë barnatoren në Tiranë

Pretendon se ilaçet i shkaktuan probleme, gruaja tenton të djegë barnatoren në Tiranë

Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi t’i vinte flakën një barnatore në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Nga pamjet filmike të publikuara nga policia, shihet 37-vjeçarja teksa spërkat me benzinë farmacinë në kryeqytet. Pretendimi i gruas për veprimin e kryer ishte se ilaçet e blera në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.


Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja: M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori