LAJMI I FUNDIT:

Protesta e maturantëve në Shqipëri, ministrja e Arsimit: Kemi ngritur grup pune

Protesta e maturantëve në Shqipëri, ministrja e Arsimit: Kemi ngritur grup pune

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka reaguar pas protestës së maturantëve. Në një postim në mediat sociale Kushi shprehet se në ministri është ngritur një grup pune për të vlerësuar kërkesat e maturantëve për provimin e matematikës.

Ministria shprehet se nëse rezulton se provimi është më i vështirë seç duhet do të ketë një rishpërndarje të pikëve dhe mënyrë tjetër vlerësimi.

“Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.


Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit. Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, është ky reagimi i Kushit.

Ndërkohë maturantët po vijojnë protestën e tyre dhe shprehet se provimi ka qenë shumë i vështirë dhe jashtë programit që ata kanë zhvilluar. /Klan/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori