LAJMI I FUNDIT:

“Presione ka, por nuk do të tërhiqemi nga reformat në OBRM-PDUKM” (Video)

“Presione ka, por nuk do të tërhiqemi nga reformat në OBRM-PDUKM” (Video)

“Fuqia dhe pajma e OBRM-PDUKM-së duhet të kthehen, ndërsa udhëheqësia nuk mund ta përjashtojë gjithë anëtarësinë”, thanë për Makfaks, dy nga inicuesit për reforma të brendshme në OBRM-PDUKM, Aleksandar Mihajllovski dhe Petar Bogojeski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata theksuan se pas konferencës për shtyp, po shkarkohen funksionarë nga partia, ndërsa në të njëjtën kohë marrin edhe kërcënime për humbjen e vendit të punës.

Ata thanë se si anëtarë të partisë nuk ishin të informuar se partia kanë vendosur selinë nën hipotekë. Arsyeja kryesore se pse tani kanë filluar të lëvizin, është se edhe me 51 deputetë partia nuk arriti të formojë qeverinë./Telegrafi/