LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i zgjedhur finlandez: Nuk do të ketë marrëdhënie politike me Rusinë deri në fund të luftës në Ukrainë

Presidenti i zgjedhur finlandez: Nuk do të ketë marrëdhënie politike me Rusinë deri në fund të luftës në Ukrainë

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Finlandë, Alexander Stubb, ka thënë se nuk mund të ketë marrëdhënie politike me Rusinë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë.

Kjo deklaratë e tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, u bë nga Stubb në një konferencë shtypi të hënën pas fitores së zgjedhjeve, raportuar nga European Pravda.

Stubb vuri në dukje se ka kontakte midis Rusisë dhe Finlandës në nivel diplomatësh dhe rojesh kufitare, por nuk ka marrëdhënie politike.


“Politika ndaj Rusisë është e thjeshtë. Marrëdhëniet diplomatike dhe zyrtare mbeten, por nuk ka marrëdhënie me Rusinë në nivel politik dhe nuk do të ketë marrëdhënie derisa Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë”, citohet të ketë thënë Stubb.

Ai tha se qëndrimi i Finlandës për mbështetjen e Ukrainës në luftën me Rusinë nuk do të ndryshojë.

Vendet e “Trekëndëshit të Weimarit” miratojnë një deklaratë të përbashkët për Ukrainën - ja çfarë thuhet aty
Lexo po ashtu Vendet e “Trekëndëshit të Weimarit” miratojnë një deklaratë të përbashkët për Ukrainën - ja çfarë thuhet aty

“Unë do të doja të vazhdoj linjën e [presidentit të mëparshëm] Sauli Niinistö”, tha Stubb.

Ai gjithashtu vuri në dukje se situata e sigurisë në Evropë kishte ndryshuar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe tani anëtarësimi në NATO dhe BE përcaktojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë të Finlandës.

Stubb shtoi se ai synonte të drejtonte politikën e jashtme të Finlandës në bashkëpunim të ngushtë me parlamentin dhe do të mbante një qëndrim aktiv si komandant i përgjithshëm suprem.

Stubb, një kandidat i Koalicionit Kombëtar në pushtet, fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Finlandë më 11 shkurt.

Ai fitoi me 51.6% të votave, ndërsa ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto i të Gjelbërve mori 48.4%. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori