Presidenti Donald Trump këmbënguli të premten në pretendimin se zgjedhjet presidenciale amerikane u manipuluan, me gjithë garancitë e dhëna nga zyrtarët federalë dhe të shteteve amerikane, si dhe nga partnerët e sektorit privat, se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin “më të sigurtat” në historinë e vendit.
Presidenti Trump, i cili ende nuk ka pranuar fitoren e ish-zëvendëspresidentit demokrat Joe Biden, i është drejtuar shpesh Twitter-it për të deklaruar, pa prova, se vjedhjet dhe parregullsitë e tjera i mohuan atij miliona vota.
Të premten, presidenti Trump u përpoq sërish të delegjitimojë rezultatin e zgjedhjeve, duke akuzuar rivalët demokratë për hipokrizi, si dhe se gjetën mënyra për të anashkaluar masat e sigurisë që kishte vendosur administrata e tij.
“Për vite, demokratët kanë predikuar se sa të pasigurta dhe të manipuluara kanë qenë zgjedhjet tona. Tani po thonë se Administrata Trump bëri një punë të mrekullueshme në bërjen e zgjedhjeve 2020 më të sigurtat ndonjëherë”, shkruajti presidenti në Twitter.
“Kjo është realisht e vërtetë, me përjashtim të asaj çfarë bënë demokratët”, shtoi ai. “Zgjedhje të manipuluara!”.
Mesazhi i Presidentit Trump, të cilin Twitter-i e etiketoi si “të debatueshëm”, u shkruajt pasi një koalicion zyrtarësh federalë dhe të shteteve amerikane, ndër ata edhe agjencia e administratës së tij CISA (Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës) bënë një mbrojtje të fortë të përpjekjeve të tyre.
Deklaratës së tyre iu bashkuan prodhuesit e pajisjeve të votimit, kompanitë e programeve kompjuterike për votimin, si dhe grupe të shoqërisë civile.
“Zgjedhjet e 3 nëntorit ishin më të sigurtat në historinë amerikane”, thuhet në deklaratën e komitetit ekzekutiv të Këshillit Koordinues të Qeverisjes së Infrastrukturës Zgjedhore (GCC) dhe të Këshillit për Koordinimin e Sektorit të Infrastrukturës Zgjedhore.
“Megjithëse e dimë se ka shumë pretendime të pabaza dhe mundësi për keqinformim për procesin tonë zgjedhor, mund t’ju garantojmë se kemi besimin më të madh në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona dhe po kështu duhet të ndjeheni edhe ju”, thanë ata. “Nuk ka asnjë evidencë se ndonjë sistem zgjedhor fshiu, humbi dhe ndryshoi vota, apo u kompromentua në ndonjë mënyrë”.
Presidenti dhe zyrtarët zgjedhorë janë përfshirë në një betejë të perceptimit publik që kur u mbyllën qendrat e votimit dhe kur afatet për votat me postë mbaruan javën e kaluar.
Ekipi elektoral i Presidentit Trump ka paraqitur padi të ndryshme në mbarë vendin, ku aludohet për procedura të papërshtatshme votimi si dhe për manipulim. Megjithëse disa prej padive janë rrëzuar për shkak të mungesës së evidencës, mbështetësit e presidentit kanë vazhduar të akuzojnë nëpërmjet mediave sociale dhe intervistave në media.
Zyrtarët zgjedhorë të shteteve amerikane ndërkohë kanë reaguar nëpërmjet deklaratave për shtyp dhe mediave sociale për të hedhur poshtë thashethemet dhe keqinformimin.
CISA, agjencia që drejtoi përpjekjet për sigurinë zgjedhore, ka zhvilluar një fushatë të sajën kundër keqinformimit, duke përdorur mediat sociale për t’i orientuar njerëzit drejt faqes së saj në internet për Vendosjen nën Kontroll të Thashethemeve, ku përpiqet të demaskojë thashethemet, si p.sh. se një aktor keqdashës mund të ndryshojë fletëvotimet apo tabulatet pa u pikasur, apo se njerëz të vdekur arritën të votonin.
Këto përpjekje duket se kanë ngjallur zemëratën e presidentit.
Duke cituar tre burime në dijeni të çështjes, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të enjten se Drejtori i CISA-s, Christopher Krebs, u tha bashkëpunëtorëve se priste që ta shkarkonte Shtëpia e Bardhë, pjesërisht sepse refuzoi të hiqte apo të ndryshonte informacionin në faqen në internet për Vendosjen nën Kontroll të Thashethemeve.
As CISA dhe as Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën kërkesave të Zërit të Amerikës për koment.
Por lajmi se zoti Krebs mund të ishte në largim e sipër, ngjalli denoncimin e zyrtarëve zgjedhorë të shteteve, të ligjvënësve dhe ish-zyrtarëve.
“Drejtori Krebs dhe shumë punonjës të tjerë të CISA-s me të cilët ndërveprojmë, kanë qenë partnerë të paçmuar në sigurimin e mëtejshëm të infrastrukturës zgjedhore dhe të ndarjes së informacionit”, tha Maria Benson, në emër të Shoqatës Kombëtare të Sekretarëve të Shtetit, në një email dërguar Zërit të Amerikës.
Senatori demokrat Mark Warner, nënkryetar i Komisionit të Zbulimit të Senatit, u tregua edhe më i drejtpërdrejtë.
“Chris Krebs ka bërë një punë shumë të mirë për mbrojtjen e zgjedhjeve tona. Ai është një ndër pak persona në këtë administratë që respektohet nga të gjithë në të dyja kahet”, shkruajti Senatori Warner në Twitter. “Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për ta hequr nga detyra. Asnjë”.
Zoti Krebs është treguar vetë aktiv në mediat sociale, duke reaguar ndaj asaj që CISA e quan keqinformim, duke u bërë thirrje amerikanëve “të mos bien pre”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A