Presidenti Thaçi uron të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.
Postimi i presidentit Hashim Thaçi në Facebook: “Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit. Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit. Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja. HTH”
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























