LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi dekoron personalitete në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Presidenti Thaçi dekoron personalitete në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është duke qëndruar në Tiranë ka dekoruar personalitete të shquara të Shqipërisë, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Thaçi shprehu mirënjohjen e tij për partnerët të cilët ndikuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu vlerësoi lartë rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku tha se pa rezistencën e armatosur të luftëtarëve të lirisë, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur.


“Shpreh mirënjohje për SHBA-në, NATO-n dhe partnerët që na ndihmuan për të fituar lirinë e Kosovës. Por një gjë është e qartë, pa rolin e UÇK-së, pa rezistencën e armatosur të luftëtarëve të lirisë kjo nuk do të ndodhte. UÇK kësaj radhe bashkoi gjithë popullin e Kosovës, gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që jetojnë”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi po ashtu shprehu mirënjohje edhe për personalitetet e shquara të Shqipërisë.

“Shpreh mirënjohje prej secilit nga ju personalisht për rolin e jashtëzakonshëm ushtarak, diplomatik që bota të na përkrah edhe më tepër. Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë dhe as e pavarur. Ishim bashkë në periudhat më të rënda për pavarësinë e Kosovës dhe jam i bindur që do të jemi bashkë edhe në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, dekorata “Urdhri i Pavarësisë” i është dhënë edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe shumë personaliteteve të njohura si: Aleksandër Meksi, Anastas Angjeli, Arben Malaj, Arben Rakipi,  Artur Zhei, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Fatos Klosi, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori