Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në kuadër të takimeve të shumta në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, sot ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me ish-guvernatorin e Floridës, Jeb Bush.
Duke u mbështetur në kompetencat e tij kushtetuese dhe në emër të popullit të Kosovës, Presidenti i Kosovës i ka dorëzuar ish-guvernatorit Bush, Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, e cila i është dedikuar familjes Bush për kontributin e tyre përcaktues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kur babai juaj ka folur për të drejtat e popullit të Kosovës, të tjerët nuk kanë mundur ta gjejnë Kosovën as në hartë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Përveç presidentit Bush të vjetër, presidenti Thaçi ka kujtuar edhe kontributin e presidentit George W. Bush, në jetësimin e aspiratës për Kosovën e pavarur.
Thaçi, po ashtu, e ka ftuar ish-guvernatorin e Floridës që ta vizitojë Kosovën.
Nga ana tjetër, Jeb Bush, e ka falënderuar presidentin Thaçi për medaljen, duke e vlerësuar respektin që populli i Kosovës ka për familjen Bush.
“Për mua dhe familjen Bush ky është një nder, që na falë shumë emocione. U jemi mirënjohës juve personalisht dhe gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë Jeb Bush.
Në Nju Jork, presidenti Thaçi po i vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës