LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Sampdorias me premtim të çmendur: Nëse e mposhtim Juventusin, do t’i pres flokët si Nainggolani

Presidenti i Sampdorias me premtim të çmendur: Nëse e mposhtim Juventusin, do t’i pres flokët si Nainggolani

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka thënë se nëse ekipi i tij e mposht Juventusin të shtunën, atëherë ai do t’i presë flokët si Radja Nainggolan.

Sampdoria do të jetë mysafirë i liderit të kampionatit, që është ndeshja e fundit para pushimit të dimrit.

“Kam flokë të gjata, i kam mbajtur gjithmonë kështu”.


“Por nëse e mposhtim Juventusin, unë do t’i shkurtoj të gjitha, do ta bëhem si Nainggolan”, ka deklaruar Ferrero.

Ferrero gjithashtu dha mendimin e tij për debatin mbi racizmin në vazhdimësi dhe abuzimet me Kalidou Koulibalyn në ndeshjen Inter-Napoli.

“Futbolli është argëtim dhe kjo gjë nuk duhet të ndalet. Duhen shtuar kujdestarë për zbatimin e ligjit”.

“Nëse një ultras shkon në stadium për të shqetësuar të tjerët, ai duhet neutralizuar. Por, në stadiume janë 60 mijë njerëz dhe nuk mund të ndëshkohen të gjithë për një “dru të shtrembër””.

“Në futboll nuk duhet të ketë dhunë dhe racizëm, ne po flasim për sport dhe argëtim. Për dhunën, disa njerëz janë arrestuar”, ka deklaruar i pari i Sampdorias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

La Liga
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Përfaqësueset
FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori