LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta kërkon rinumërim të votave të pavlefshme

Presidenti Meta kërkon rinumërim të votave të pavlefshme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar rinumërim të votave të pavlefshme, të cilat ishin në një përqindje mjaft të lartë në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar dy tabela me të dhënat të votave të pavlefshme që kanë rezultuar në zgjedhjet e vitit 2017 dhe ato të vitit 2013.

Sipas tabelave, në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.


Ndërsa në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind votave u shpallën të pavlefshme.

Postimi i plotë i Presidentit:

Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.

Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.

Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.

Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetëm vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.

Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.

Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.

Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor.

Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 2021. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori