LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Lotito konfirmon trajnerin e ri të Lazios

Presidenti Lotito konfirmon trajnerin e ri të Lazios

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito konfirmoi ardhjen e afërt të trajnerit të ri Igor Tudor, i cili vjen si pasues i Murizio Sarrit të larguar.

Në fillim të kësaj jave, Sarri befasoi të gjithë duke ofruar dorëheqje nga posti i trajnerit të Lazios pas rezultateve negative.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas ia pranuan atë dhe e vendosen ndihmësin e tij, Giovanni Martusciello si trajner të përkohshëm.


Zyrtare: Lazio konfirmon dorëheqjen e Sarrit dhe tregon pasardhësin e tij
Lexo po ashtu Zyrtare: Lazio konfirmon dorëheqjen e Sarrit dhe tregon pasardhësin e tij

Megjithatë, mediat në Itali kanë shkruar të gjitha njëzëri se Lazio ka arritur marrëveshje me kroatin Tudor për të marrë drejtimin e skuadrës, diçka që u konfirmua sot (e shtunë) edhe nga presidenti Lotito.

“Zgjedhjet bëhen në bazë të bindjeve tona, këto duhet të jenë funksionale për arritjen e objektivave. Në Tudor ne pamë një person që sigurisht është në gjendje të drejtojë skuadrën, duke pasur përvojën, karakterin dhe mundësinë për të qenë në gjendje të përdorë burimet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Lotito për Calciomercato.

Ndryshe, Martusciello do të qëndrojë për ndeshjen e sotme ndaj Frosinones dhe Tudor do ta marrë drejtimin e skuadrës nga nesër (e diel) ose fillimi i javës.

Më e rëndësishmja, është një kontratë 18-mujore që zgjat deri në qershor 2025, me një opsion për t’u zgjatur për një vit tjetër, pasi Tudor nuk ishte përgatitur të pranonte një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të sezonit.

Ky është një rikthim në Serie A për Tudorin, i cili në deri tani ka drejtuar klube si Galatasaray, Udinese, Hajduk Split, Hellas Verona dhe së fundmi Marseille.

Tudor gjithashtu ishte ndihmës trajner i Andrea Pirlos te Juventusi në sezonin 2020/21. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori