Kanë nisur organizimet për manifestimin e 10 vjetorit të pavarësisë, vitit jubile të Republikës së Kosovës.
Për dallim nga viti i kaluar, ku përvjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës u festua ftohtë, sivjet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ky jubile i parë i pavarësisë së Kosovës pritet të ketë jehonë më të madhe.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka nënshkruar edhe vendimin për emërimin e Këshillit Organizativ për shënimin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008 – 17 shkurt 2018.
Ky këshill organizativ, i cili kryesohet nga Presidenca, përbëhet edhe prej Zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe Protokolli i Shtetit.
Zyrtarë të Presidencës për KosovaPress tregojnë se tashmë e kanë hapur konkursin publik edhe për logon dhe sloganin nën të cilin do të organizohet çdo ngjarje manifestive për këtë vit jubile të pavarësisë.
Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi, i cili është edhe kryesues i Këshillit Organizativ, thotë se tani janë në fillet e para të organizimit dhe manifestimi do të zgjerohet edhe nëpër komunat e Kosovës, duke bërë kështu që çdo ditë në tërë muajin shkurt të ketë ngjarje me të cilat do të shënohet dhjetëvjetori i pavarësisë.
“Tash jemi në fillet e para të organizimit dhe jemi duke diskutuar me të gjitha palët e përfshira për programet që do të organizohen gjatë tërë këtij muaji të pavarësisë, përfshirë këtu edhe ditën e 17 shkurtit, e cila do të ketë program të veçantë. Merr kohë ky organizim dhe ende nuk i kemi konkretizuar, mirëpo fillimisht, meqë është hapur edhe konkursi publik, apelojmë tek të gjithë krijuesit që të aplikojnë me idetë e tyre, me dizajnet e tyre, për logon dhe sloganin e vitit jubile të pavarësisë”, ka thënë Arifaj.
Sipas tij, ky vit i pavarësisë është shumë i veçantë për shtetin e Kosovës dhe institucionet do ta bëjnë më të mirën e mundshme që të kemi përfaqësim dhe promovim sa më të mirë edhe jashtë Kosovës.
“Forcimi i identitetit shtetëror brenda dhe forcimi i subjektivitetit shtetëror jashtë do të jenë në fokus të çdo organizimi. Kurse, për ditën e pavarësisë do të ftohet edhe shumë mysafirë, figura ndërkombëtare që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës, pra protagonistët ndërkombëtarë të pavarësisë”, ka thënë Arifaj.
KosovaPress mëson se për dhjetëvjetorin e pavarësisë pritet të organizohen edhe gara në disiplina të ndryshme sportive dhe ngjarje të shumta kulturore, derisa ftesë do t’ju bëhet edhe yjeve kosovare që kanë bërë famë në botë, që të jenë të pranishëm në Kosovë për vitin jubile të pavarësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës