LAJMI I FUNDIT:

Presidenti dekreton si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese njeriun e PDK-së  

Presidenti dekreton si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese njeriun e PDK-së  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ka marrë parasysh kërkesat e shoqërisë civile për mos dekretimin e Safet Hoxhës si gjykatës të Kushtetueses. Ai sot zyrtarisht ia dha këtë mandat atij.

Hoxha ka të kaluar politike si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë Këshilltar i PDK-së në Kuvendin Komunal të Suharekës, shkruan Insajderi.

Kishte marrë pjesë edhe në tubimet e kësaj partie gjatë zgjedhjeve të brendshme në vitin 2013, madje kishte kandiduar për anëtar të Këshillit Drejtues të PDK-së, në komunën e Suharekës edhe pse mbante pozitën e kreut të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publikë.


Hoxha u votua nga deputetët e Kuvendit si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, në raundin e dytë gjatë muajit korrik.

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, përmes një letre të hapur i ishte drejtuar presidentit Hashim Thaçi duke i kërkuar të mos e dekretojë Hoxhën. Mirëpo ai sot në një pritje që u ka bërë gjyqtarëve të rinj të kushtetueses edhe zyrtarisht e dekretoi atë.

Thaçi po ashtu dekretoi edhe gjykatësin nga komuniteti serb, Radomir Leban edhe pse ai është duke u kërkuar nga INTERPOL.  Shteti Serb e kërkon atë pasi është i dënuar me 6 vite burgim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandë. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori