“A e kreu? Po. Leni tash telefonat! Çohuni të duartrokasim!”
Kështu u sollën në seancën e Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe deputetët e kampit qeverisës – pas fjalimit vjetor të presidentes Osmani.
Derisa presidentja po mbante fjalimin dhe po lavdëronte politikën e jashtme, shefja e diplomacisë kosovare, prapa shpinës së saj, nuk po e çonte kryet nga telefoni. Njësoj po vepronte edhe bashkëkryetari i saj “guximtar”, ministër i Bujqësisë.
I parëndësishëm injorimi që i bënë presidentes, rëndësi ka që e morën vesh kur e mbaroi fjalimin dhe iu bashkëngjitën korit të duartrokitjes.
“Çuditërisht”, edhe pse ishin aty, fjalimit të presidentes nuk i duartrokitën ish-bashkëpartiakët e saj nga LDK, të cilët e kishin votuar Vjosën për presidente. Nuk dihej nëse ishin të hutuar, apo të penduar. Mbase vazhdojnë të jenë të traumatizuar që nga viti 2020, kur presidentja e sotme, kryeparlamentarja e atëhershme, nga e njëjta foltore sulmonte, kërcënonte bashkëpartiakët e saj.
Nejse.
Presidentja në fjalimin e saj numëroi suksese e dështime. U mor me zhvillime e politikë globale e rajonale. Lavdëroi veten e kritikoi institucione të ndryshme, veçmas ato të drejtësisë. I kritikoi edhe ata që po e kritikojnë.
U lavdërua se ka bërë shumë për afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Tha se gjatë këtij viti ka shtrënguar duart me 90 presidentë e kryeministra të vendeve të ndryshme të botës, që i bie se mesatarisht çdo të katërtën ditë ka takuar një sish.
I parëndësishëm është rezultati i takimeve. I parëndësishëm edhe numri ZERO i njohjeve të reja për vendin nga ajo si presidente, kryeministri dhe shefja e diplomacisë sonë.
Rëndësi ka që presidentja në fjalimin e saj në dy-tri raste përmendi atin themeltar shtetit të Kosovës, presidentin Rugova. Por, përmendi edhe burra e gra të UÇK-së.
Sikur donte të tregonte se ajo është pasardhësja më e denjë e presidentit Rugova. Nuk e tha, por zemra do t’i ketë bërë të thoshte “Rugovizmi mban emrin tim”.
E, Vjosa si Vjosa. Ndonëse e veshur në petkun e presidentes së shtetit, mbeti e njëjta.
E ruajti origjinalitetin e Vjosës së LDK-së. Arrogante. Inatçore. Përçarëse. Konfliktuoze …
Në fjalimin, që do t’ia kenë shkruar (mund ta ketë shkruar edhe vetë, mos të hyj në gjynah), patjetër se duhej nxjerr në pah edhe Vjosën e vërtetë. Të përdorë kartën e saj më të fortë, atë që e bën më së miri (që iu shpërblye me ngritje në karrierë) – sulmit ndaj të tjerëve (të gjithëve që i dalin përpara).
Nejse.
Thonë: Ujku qimen e ndërron, por zanatin s’e harron.
Edhe në adresimin vjetor, presidentja nuk mundi të mos kthehet dhe të merret me të kaluarën dhe të sulmojë ish-presidentin që tani gjendet në Hagë. Foli në shumës. I quajti flirtues me Rusinë e Serbinë. I quajti edhe tregtarë kufijsh.
Por, presidentja nuk foli për “tregtarë” flamujsh.
U përpoq të jetë gjithëpërfshirëse.
Gjeti vend për t’iu përgjigjur edhe atyre që u morën edhe me pamjen e saj dhe ndërhyrjet kirurgjike e estetike.
Mbase edhe këto mund të përfshiheshin si suksese në raportin e saj vjetor.
Siç edhe mund të pritej, në tërë atë që presidentja e lexoi për më shumë se 30 minuta, vëmendjen e opozitës, që nuk ishte në sallë, e mori paragrafi për pamjen dhe integritetin e saj.
Çohet deputetja Gane dhe e godet presidenten në pikën e saj më të dobët, kilogramët.
Pse ti bre Gane? Pse jo, Blerta Deliu, Eliza Hoxha a ndonjë tjetër në PDK?
Ndoshta ma lehtë do ta përpinin sulmin e tyre “guximtarët” e presidentes, bashkëkryetarët e partisë, Gërvalla e Peci.
“Guximtari” Peci, që në Qeverinë Kurti udhëheq dikasterin e bujqësisë, duket se tashmë është specializuar për blegtori. U mor me “majmërinë” e ish pushtetarëve, opozitës së tashme. Ish-pushtetarët i quajti edhe “panlaka” të dikurshëm e milionerë të tashëm. Bravo ministër! Edhe zëvendëskryeministrja Gërvalla u mor pak me fytyrën e Ganes.
Nejse.
Presidentja edhe mund të kritikohet. Por, pse të goditet ulët. Aq më tepër, kur ajo gjithmonë është shquar për “maturi” dhe “kulturë” në debate.
Fundja, çka ka lidhje që dy ndërhyrjet kirurgjike u përpoq t’i mbante fshehur. Fundja, është presidente dhe Komandante supreme. A pyetet komandantja ku ishe, çka bëre, ku dhe pse u operove?
Ruaje origjinalitetin. Vazhdo të jesh arrogante, agresive dhe përçarëse!
Presidente, shumë mirë po dokesh!
Mos u dhez nga ata që të xhelozojnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës