LAJMI I FUNDIT:

Presidenca e Kosovës e mirëpret ​emërimin e Alice Albright kryeshefe të MCC-së

Presidenca e Kosovës e mirëpret ​emërimin e Alice Albright kryeshefe të MCC-së
Alice Albright

Senati i SHBA-së ka votuar pro emërimit të Alice Albright për kryeshefe ekzekutive të Millennium Challenge Corporation – MCC (Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit), ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.

Në llogarinë zyrtare në Twitter të Departamentit amerikan thuhet se MCC-ja mbetet një partner jetik i diplomacisë së SHBA-së, për të ndërtuar ura në promovimin e rritjes ekonomike.

“Urime Alice Albright për konfirmimin tuaj si drejtoreshë ekzekutive e MCC-së. MCC-ja është një partner jetik në përpjekjet tona të diplomacisë së SHBA-së, duke nxitur infrastrukturë të shëndoshë dhe institucione të shëndosha — dhe duke ndërtuar ura për të promovuar rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në postim.


Shefi i stafit presidencial të Kosovës Blerim Vela ka mirëpritur emërimin e Albright në këtë detyrë.

Ai ka thënë se mezi presin bashkëpunimin e mëtejmë me MCC-në, si partner me Kosovën.

”Urime Alice Albright për konfirmimin si drejtoreshë e re në MCC. Mezi presim partneritetin me MCC në programin e ardhshëm Kosovë-SHBA, të fokusuar në sektorin e energjisë. Kosova së bashku më të fortë”, ka shkruar Vela.