Premtimi i madh i Edon Zhegrovës për tifozët e Kosovës, pas humbjes së finales me Turqinë

Edon Zhegrova ka reaguar të mërkurën, një ditë pas humbjes së Kosovës në finale të playu-offit kualifikues për Kampionatin Botëror e këtij viti kundër Turqisë. “Dardanët” humbën me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mesfushori sulmues i Kosovës, Zhegrova, u aktivizua nga minuta e 71-të, duke u përpjekur të ndikonte në lojën sulmuese të skuadrës.
Ai theksoi se, megjithë zhgënjimin për humbjen e ngushtë, beson se ekipi dardan do të ketë shansin të paraqitet në një ngjarje të madhe ndërkombëtare në të ardhmen.
“Do të vijë dita, ju premtoj”, ka deklaruar Zhegrova, duke u shprehur optimist për perspektivën e Kombëtares së Kosovës.

Kosova ka treguar performanca të larta, duke arritur në finale të play-offit pas një grupi të vështirë kualifikues. /Telegrafi/





















































