LAJMI I FUNDIT:

Premtimet për projektet kapitale të 2015-s nuk janë as në letër

Premtimet për projektet kapitale të 2015-s nuk janë as në letër

Komuna e Prishtinës ka ndarë një milion euro në fillim të vitit për ndërtimin e pishinës së mbyllur olimpike. Këto mjete ishin planifikuar për punët që do të duheshin të kryheshin gjatë vitit 2015.

Rreth një milion euro ishte thënë se janë ndarë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për nisjen e stadiumit kombëtar. Sipas krerëve të MKRS-së, mjetet ishin paraparë për studimin e fizibilitetit, hartimin e projektit dhe për nisjen e punëve. Gjithë këto ishin paraparë për vitin 2015.

Por, kur kanë mbetur vetëm edhe tre muaj për të përfunduar ky vit, asnjëri projekt nuk është gati as të nisë. Madje për pishinën nuk është definuar as prona ku do të ngrihet dhe Komuna e Prishtinës nuk e di se ku do ta ndërtojë pishinën e premtuar.

Për stadiumin është caktuar lokacioni. Ai është në Bërnicë të Epërme, por ka një telashe me pronësinë e tokës. MKRS-ja pret që sa më shpejt Qeveria e Kosovës ta shpallë zonë me interes shtetëror parcelën prej 14 hektarësh në Bërnicë, ku është caktuar të ngrihet ky gjigant i përfaqësueses së Kosovës në futboll e vetëm më pas të nisin punët e tjera.


Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori