LAJMI I FUNDIT:

Premtimet miliardëshe të fushatës

Premtimet miliardëshe të fushatës

Shteti i Kosovës do të falimentojë nëse do të realizohen premtimet për investime vetëm të disa kandidatëve për kryetarë të komunave në vend.

Një vend, i cili e ka buxhetin vjetor prej 2 miliardë eurosh, në një komunë brenda një mandati katërvjeçar në fushatën e balotazhit premtohen mbi 1.2 miliard euro investime pa i përfshirë këtu edhe nevojat për investime e shpenzime edhe në 37 komuna të tjera, si dhe shpenzimet për institucionet e nivelit qendror, shkruan tutje “Zëri”.

Pavarësisht se disa kandidatë për kryetarë komunash po ndërrohen përgjatë viteve, nuk po ndërron edhe strategjia e tyre për të ardhur deri në pushtet.


Përkundrazi, shumica e kandidatëve për kryetarë komunash po e vazhdojnë avazin e atyre të mëhershëm duke bërë gjatë fushatës elektorale premtime të paarritshme për t’u realizuar, duke tejkaluar për shumëfish buxhetin e komunave të tyre.