Skoda e ka lansuar SUV-in e saj, plotësisht të ri Skoda Kodiaq, në tregun e Maqedonisë. Me pamjen e fuqishme, Kodiaq i ri paraqet pikë referimi në segmentin e SUV, duke kombinuar teknologjinë e lartë me hapësirën dhe rahatinë e jashtëzakonshme.

Pjesa e jashtme e Kodiaq është plotësisht e ridizajnuar, duke treguar elementet e gjuhës së re dizajnuese Modern Solid të Skodas. Përmirësimet elegante dhe aerodinamike, jo vetëm që përmirësojnë estetikën e makinës, por edhe kontribuojnë për performancat e saj. Kodiaq i ri është për 6 cm më i gjatë në krahasim me atë të mëparshmin dhe ofron edhe më shumë hapësirë dhe rehati për të gjithë udhëtarët. Në ofertë është edhe varianti me shtatë ulëse.


1 178

Vëmendjen e pjesës së jashtme e marrin dritat LED matric të gjeneratës së dytë dhe rrjetës së përparme me linjë ndriçuese horizontale. Brendësia është e pasuruar me tekstil dhe lëkurë që vijnë nga procesi ekologjik i përpunimit dhe reflektojnë fokusin e qëndrueshmërisë.

DSC 0265

Kodiaq në gjeneratën e tij të dytë ofron një koncept të freskët dhe inovativ të interierit me katër përzgjedhje specifike të dizajnit – Loft (tekstil), Lounge (tekstile-lesh), Suite Black dhe Suite Cognac (lëkurë) të cilat, në kombinim me paketat opsionale, krijojnë një përvojë krejtësisht të ndryshme. Një nivel i ri komoditeti dhe relaksi ofrojnë ulëset ergonomike me pneumo-masazh opsionalisht të disponueshme.

DSC 0244

Ndërruesi i shpejtësive tani është montuar në shtyllën e drejtimit, e cila i jep konzollës qendrore një pamje shumë të pastër dhe të rregullt dhe shton hapësirë ​​shtesë. Skoda Smart Dials janë një tjetër veçori krejt e re e Kodiaq – tre kontrolle rrotulluese të vendosura poshtë ekranit info-zbavitës.

4 26

Me lidhjen e vazhdueshme të internetit në Kodiaq, mundësohet përditësimi me valë i softuerit, hartave të navigimit dhe shërbimeve të ndryshme të Skoda Connect - si aktivizimi në distancë i ajrit të kondicionuar ose karikimi i baterisë (në variantin Plug-In), kontrollimi i trafikut ose parashikimi i motit, etj.

5 16

Duke integruar chatbot ChatGPT të bazuar në AI në asistentin e saj zanor Laura, Skoda përmirëson përvojën e shumë klientëve dhe ndihmon në lehtësimin e jetës së përditshme.

13 6

Gama e njësive të fuqisë Kodiaq përveç benzinës së njohur 1.5 TSI DSG Mild-Hibrid me 110 kW (150 hp) dhe dizel 2.0 TDI EVO DSG me 110 kW (150 hp) dhe 142 kW (193 hp) në kombinim me tërheqje me të gjitha rrotat 4x4, tani është zgjeruar me debutimin emocionues të motorit hibrid plug-in 150 kW (204 hp) që ofron më shumë se 100 km rreze të pastër elektrike.

DSC 0270

Kjo siguron një përvojë dinamike të vozitjes të përshtatur për çdo nevojë. Të gjithë grupet e fuqisë janë të disponueshme vetëm me transmisione automatike DSG.

Kodiaq i ri është i disponueshëm në nëntë ngjyra të ndryshme, duke përfshirë Bronx Gold metalik.

DSC 0281

DSC 0286