LAJMI I FUNDIT:

Prej vitit 2017, nuk ka më roaming në Evropë!

Prej vitit 2017, nuk ka më roaming në Evropë!

Bashkimi Evropian kishte planifikuar fillimisht ta ndalojë tarifimin në roaming në Evropë deri në fund të 2015, edhe pse në mars të këtij viti është thënë se procesi mund të marrë kohë deri në vitin 2018, koha kur tarifimi për komunikim jashtë vendit do të ndalet.

Mirëpo tani është thënë se tarifimi në roaming në Evropë do të përfundojë në qershor të 2017, dhe kjo është pjesë e një marrëveshje të re e cila gjithashtu ka disa rregulla të reja për neutralitetin e internetit.

Pra, nga qershori 2017, kur të udhëtoni në Europë dhe të përdorni telefonin tuaj mobil, ju do të paguani njëjtë për thirrje, mesazhe dhe internet në mobil sikuse paguani në vendin tuaj.

Para se rregullat e reja të aplikohen në qershor të vitit 2017, çmimet e roaming do të zbriten edhe në prill të vitit 2016, kur operatorët mobil do të mund të ngarkojnë përdoruesit e tyre me 5 cent për minutë për thirrje, 2 cent për SMS dhe 5 cent për megabajt.


Rregullat e reja për roaming në Europë janë mjaft të qarta, edhe pse rregullat e reja për neutralitetin e internetit janë paksa më konfuze dhe nuk i përcaktojnë saktë obligimet e operatorëve. (Telegrafi)