Prej nesër, gastronomia do të punojë vetëm deri në orën 21:30

Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë COVID-19, ka kufizuar edhe punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.
Sipas vendimit të Qeverisë, që nga nesër gastronomia në Kosovë do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.
Nga 29 gushti kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, duke u rikthyer masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































