Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia me rezultat 2-1 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.

Të besuarit e Bernard Challandes, nuk ishin në lartësinë e duhur në një ndeshje që solli edhe disa momente interesante.


Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur disa momentet më interesante nga ky takim që solli shumë dëshpërim.

Koreografia fantastike e Dardanëve

Kishte kohë që Kosova nuk kishte luajtur një ndeshje me kaq shumë shikues. Dardanët ishin përgatitur mirë për këtë takim. Ata kishin përgatitur në start një koreografi fantastike: “Qysh kur dielli ngrohë këtë tokë ne jemi këtu, Kosova zgjedhje zemre, jo zori”.

245412684 1949093318585926 6098718185673474481 n

Pllakos heshtja pas golit të Gjeorgjisë

Tifozët ishin të zhurmshëm në fillimin e ndeshjes, por një gabim i Aro Muriq bëri që të kishte heshtje totale në momentin që shënoi Gjeorgjia. Dëgjohej vetëm festa e mysafirëve.

kosgjeofk

Shpërthimi i Challandes

Në stres për këtë ndeshje ishte edhe Bernard Challandes, që shpërtheu në një moment kur gjeorgjiani Guram Giorbelidze shkaktoi faul në Elbasan Rashanin, ndërsa gjyqtari akordoi goditje dënimi për Gjeorgjinë.

Largimi i topit nga vija, tifozët brohoritën gol

I gjithë stadiumi duke brohoritur: “Gol, gol, gol”, në momentin që gjyqtari u konsultua me VAR nëse topi ka kaluar vijën e portës pas goditjes së Rashanit në minutën e 40-të.

dardan3

Sagnol i revoltuar me gjyqtarin

Revoltimi i Willy Sagnol me gjyqtarin ishte i madh gjatë rrugës për te dhomat e zhveshjes. Francezi bëri me duar duke u ankuar për mos akordim të penalltisë në fund te pjesës se parë.

Mesazhi i dytë i ‘Dardanëve’

Në fillimin e pjesës së dytë, i Dardanëve shfaqën edhe një mesazh: 'Ne jemi mbështetës, jo politikan'.

Shala dhe Ujkani në këmbë

Herolin Shala dhe Samir Ujkani gjatë tërë ndeshjes kanë qëndruar në këmbë duke i motivuar bashkëlojtarët si dy më të vjetrit të ekipit. Nuk është ndeshja e parë që dyshja bëjnë këtë gjë.

Screenshot 17 3 e1634077621799

Rasti i Selmanit, zhgënjim në bankën rezervë

Rastin më të mirë për barazim e kishte Astrit Selmani i cili i vetëm me portieri gjuajti mbi portë.

Zhgënjim i madh në bankën rezervë.

Lojtarët ia dhuruan fanellat ‘Dardanëve’

Pas ndeshjes lojtarët përshëndetën tifozët, që ishin të zhgënjyer me humbjen. Ata i dhuruan fanellat për tifozët.

243122325 598255014544023 1342503936448227391 n

Dresevic bën gjestin bujar i dhuron fanellën një personi në karrocë

Ibrahim Dresevic në rrugën për të shkuar në zhveshtore u ndal të një tifoz që ishte me karrocë, duke ia dhuruar fanellën.

245140416 1310058126092702 5322875807980574559 n

/Telegrafi/

telegrafi sport app