Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë për vitin 2022, ndeshje që ishte e para edhe për përzgjedhësin e ri Alain Giresse.
Dardanët kishin përballë gjysmëfinalistët e Kupës së Afrikës, ku triumfuan përballë Burkina Fasos me rezultat të thellë 5-0.
Ka qenë një ndeshje spektakolare nga futbollistët kosovarë ku golat u shënuan nga Fidan Aliti, Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni.
Redaksia e sportit në Telegrafi si gjithmonë zgjedh momentet më interesante nga sfidat e Kosovës dhe kësaj radhe sjell për ju prapaskenat e duelit Kosovë – Burkina Faso.
Koreografia fantastike e Dardanëve
Tifozët e Kosovës, Dardanët shpalosën një mesazh të jashtëzakonshëm në këtë sfidë. “Marsi i rezistencës, lavdisë, krenarisë fitores!”
Përveç mesazhin të fuqishëm dhe shumë domethënës, Dardanët ngritën lartë edhe datat si 3,4,5,6,7,8,11,17,24 dhe 26 mars që kanë të bëjnë me ngjarjet historike në vendin tonë si Epopeja e UÇK-së, dështimi i forcave serbe në rajonin e Podujevës, bombardimet e Natos, beteja e Gllogjanit apo edhe trazirat e marsit.
Një minutë heshtje për Madeleine Albright
Ditën e djeshme ka ndërruar jetë mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright. Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur rol kyç në çlirimin e Kosovës dhe shtet ndërtimin e vendit tonë. Në kujtim të mikës së madhe të kombit, para fillimit të ndeshjes u mbajë një minutë heshtje në stadiumin Fadil Vokrri, ku gjithë të pranishmit nderuar jetën dhe veprën e Albright.
Tre futbollistë mysafirë me mbiemra të njëjtë në fushë nga minuta e parë
Njëri nga faktet më interesante ishte se në këtë takim tre futbollistë të Burkina Fasos filluan ndeshjen nga minuta e parë e që kishin mbiemrin e njëjtë Ouattara. Fjala është për sulmuesit Djibril e Dango Ouattara si dhe mbrojtësi Soumbalia Ouattara. Ndërkohë futbollisti i katërt që pati mbiemrin e njëjtë ishte Abou Ouattara, por që nuk luajti fare në këtë sfidë duke qëndruar në bankën rezervë për gjatë 90 minutave.
Zhegrova debaton ashpër me gjyqtarin anësorë, kryesori ia tërheq vërejtjen e fundit
Edon Zhegrova ka qenë i pandalshëm për futbollistët mysafirë me depërtimet e tij në krahun e djathtë. Sulmuesi i Kosovës u ndalte vetëm në mënyrë të palejueshme. Në minutën e 55-të ai u pengua afër rivënies anësore dhe topi doli jashtë vijës me anësorin që nuk sinjalizoi kryesorin për faull. Kjo e acaroi sulmuesin prishtinas i cili me tone të ashpra debatoi me gjyqtarin anësor, por në atë moment ndërhyju gjyqtari kryesor i cili ia tërhoqi vërejtjen Zhegrovës duke e qetësuar.
Futbollisti mysafir ndëshkohet me karton të kuq, e gjuajti gjyqtarin anësorë me shishe të ujit nga banka rezervë
Bryan Dabo ishte titullar për Burkina Fason, por në minutën e 65-të u zëvendësua duke mos iu lejuar ta ekzekutojë penalltinë e fituar vet. Si duket kjo gjë nuk i pëlqeu mesfushorit të Rizesporit të cilin e tradhtuan nervat tre minuta më vonë. 30-vjeçari nga banka rezervë e gjuajti me një shishe uji gjyqtarin anësorë me ç’rast kryesori e ndëshkoi me karton të kuq direkt duke e përjashtuar edhe nga banka rezervë. Një gjest i ulët e anti sportiv nga Dabo.
Më në fund, vjen zhbllokimi i Rashicës në Fadil Vokrri
Milot Rashica është njëri nga futbollistët me më së shumti paraqitje për Kosovën deri më tani. Por sulmuesi vushtrrias asnjëherë nuk kishte arritur të shënoj gol në stadiumin Fadil Vokrri, përkundër rasteve të mira që kishte. Në 12 ndeshje të zhvilluara në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Rashica nuk kishte arritur të shënonte gol dhe në të 13-tën erdhi goli i shumëpritur. Tani pas zhbllokimit, urojmë që Miloti të shënojë në çdo ndeshje si në Prishtinë ashtu edhe jashtë vendit me fanellën Kosovës.
Dy futbollistë debutues te Kosova
Toni Domgjoni vitin e kaluar iu bashkua Kosovës, por pa arritur të luaj deri më tani. Mesfushori i Vitesses e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe arriti të shënoj edhe gol në sfidën ndaj Burkina Fasos. Debutimin e shumëpritur e pati edhe Lumbardh Dellova në grumbullimin e parë me Kosovën. Mbrojtësi i Ballkanit u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.
Disa tifozë u futën në fushë, qëllimi ishte për të bërë foto me futbollistët e Kosovës
Paraqitja fantastike e futbollistëve tanë ka kënaqur çdo shqiptar anë e mbanë botës, jo vetëm të pranishmit në stadiumin Fadil Vokrri që ishin rreth shtatë mijë. Pas përfundimit të ndeshjes disa tifozë u futën në fushë, ku qëllimi i tyre ishte të bënin foto me futbollistët e Kosovës. Edhe pse u ndalën nga sigurimi, ata megjithatë ia arritën qëllimit pasi futbollistët tanë nuk i refuzuan për foto. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës