Prapaskena dramatike – gjimnastja amerikane Jordan Chiles detyrohet ta kthejë medaljen, atë e ka fituar dikush tjetër

Gjimnastja e SHBA-ve, Jordan Chiles, do të duhet që ta rikthejë medaljen e bronztë që ajo e kishte marr në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, ka njoftuar sot (e diel) Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Ky lajm vjen në më pak se 24 orë pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kishte marr vendimin se trupi gjykues në finalen e ushtrimeve të dyshemesë kishte bërë një gabim në ndarje të drejtësisë pas një ankese të parashtruar nga trajnerët e Chiles, sipas së cilës amerikanja u vendos në pozicion për ta fituar medaljen.
Federata Rumune e Gjimnastikës e kishte kundërshtuar këtë vendim, duke ofruar dëshmi se kjo ankesë ishte parashtruar katër sekonda pas afatit të lejuar që të bëhet apeli.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se do t’i dhurojnë medaljen e bronztë gjimnastes rumune Ana Barbosu, e cila paraprakisht ishte renditur e katërta.
Ana Bărbosu regains her Olympic bronze medal! 🇷🇴🥉
The appeal filed by @ChilesJordan 🇺🇸 was made beyond the 1-minute deadline and is therefore invalid
Chiles will lose her bronze medal and move to 5th place, right after Sabrina Voinea pic.twitter.com/ynfJ2nUeU1
— Daily Romania (@daily_romania) August 10, 2024
“Ne jemi në kontakt me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar të Rumanisë për të diskutuar ceremoninë e rialokimit sa i përket kthimit të medaljes së bronztë”.
Zëdhënësit e Federatës Amerikane të Gjimanstikës nuk iu përgjigjën menjëherë mesazheve që kërkonin koment, megjithëse ata lëshuan mbrëmë një deklaratë, aty ku e përshkruan vendimin e CAS-it si ‘shkatërrues’.
Joint Statement from USA Gymnastics and the U.S. Olympic & Paralympic Committee regarding the CAS decision on the women’s floor final:
CAS Decision: https://t.co/KR6DYsfxEk pic.twitter.com/r1e6QKmKA4
— USA Gymnastics (@USAGym) August 10, 2024
Trajnerët e Chiles kërkuan një apel me pikë dhe gjyqtarët më pas vendosën që rezultati i saj të rritet me 10 pikë nga 13.666 pikë në 13.766 pikë.
Si pasojë e kësaj rritjeje, ajo tejkaloi në renditje dy gjimnaste rumune të cilat kishin një rezultat prej 13.700 për të fituar medaljen e bronztë.
Megjithatë, CAS-i mori vendim në favor të rumunëve dhe thanë se rezultati i Chiles duhet të rikthehet sërish në 13.666, duke kundërshtuar vendimin që mori trupi gjykues./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?