Dhjetë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), njërit nga universitetet më të mëdha në Kosovë, e kanë përfunduar së fundi praktikën profesionale dy-mujore të tyre në Coca-Cola HBC Kosova, duke u përgatitur profesionalisht për tregun e punës.
Përmes kësaj praktike, studentët kanë fituar njohuri dhe shkathtësi profesionale që janë ofruar nga ekspertë prej departamenteve të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, burimet njerëzore, marketingun dhe çështjet e korporatave.
Milaim Berisha është njëri nga studentët që e kanë përfunduar me sukses praktikën në Coca-Cola HBC Kosova, ndërsa për të kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.
“Gjatë tërë praktikës sime, më janë caktuar detyra të ndryshme që ma kanë mundësuar që t’i zhvilloja shkathtësitë dhe njohuritë e mia në fushat siç janë operacionet, marketingu dhe puna ekipore. Krahas kësaj, kam mundur të vëzhgoja dhe mësoja nga profesionistë me përvojë, të cilët kanë qenë përherë të gatshëm qa ta ndanin ekspertizën e tyre dhe të jepnin udhëzime. Në përgjithësi, përvoja ime në Coca-Cola HBC Kosova ka qenë e paçmueshme dhe jo vetëm që më ka ndihmuar që të fitoj shkathtësi dhe vetëbesim, por edhe më ka dhënë njohuri më të thella për industrinë dhe operacionet e kësaj kompanie”, tha Berisha.
Melissa Ruhani, një tjetër studente, tha se njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj praktike do t’i ndihmojnë shumë në karrierën e ardhshme të saj.
“Përvoja ime ka qenë shumë pozitive. Kjo kompani e ofron një mjedis dinamik dhe mbështetës të punës, në të cilin unë jam ndjerë e vlerësuar dhe e inkurajuar që t’i zhvilloja shkathtësitë e mia. E kam pasur mundësinë që të bashkëpunoja me një ekip të shkëlqyer, i cili më ka ndihmuar që të përmirësohem profesionalisht”, theksoi Ruhani.
Venera Kamberaj, People and Culture Manager në Coca-Cola HBC Kosova, është po ashtu e lumtur për suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe dymujore të edukimit të sipërmarrësve të rinj.
“Ne, në Coca-Cola HBC, e marrim shumë seriozisht angazhimin e të rinjve, e veçanërisht të studentëve, në programet tona vjetore të partneritetit, duke ua ofruar atyre një program të veçantë të përfshirjes dhe zhvillimit profesional. Prandaj, sot jemi jashtëzakonisht krenarë që dhjetë studentët e parë e kanë përfunduar praktikën dhe kanë fituar njohuri dhe përvojë të vlefshme të punës në një kompani globale siç është Coca-Cola HBC. Ne e mbështesim talentin, ndërsa kjo është një mundësi e shkëlqyer që të rinjtë të njihen me një mjedis që atyre u ofron mundësi të shkëlqyeshme për zhvillim personal dhe profesional”, tha Venera Kamberaj, People and Culture Manager në Coca–Cola HBC Kosova.
Marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit UBT dhe Coca-Cola HBC Kosova është nënshkruar në fillim të këtij viti.
Përderisa vitet kalojnë, Coca-Cola HBC Kosova vazhdon ta mbështesë dhe avancojë Nismën për Fuqizimin e Rinisë, duke u ofruar mbi 4000 talentëve të rinj trajnime edukative dhe njohuri të reja nëpërmjet programeve të ndryshme në kuadër të Programit për Fuqizim të Rinisë dhe duke i mbështetur mbi 30 nisma në komunitet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës