Presidenti i zgjedhur amerikan, Donal Trump ka emëruar Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione speciale.
Opozita në Kosovë kanë komentuar një gjë të tillë, duke thënë se pushteti tashmë ka dëmtuar relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas mbledhjes së kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se vendimet e presidentit të zgjedhur duhet të shihen si hap para drejt bashkëpunimit.
“Natyrisht që vendimet e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës raport me politikën dhe gjeo-strategjinë janë vendime që duhet shikuar hapat përpara në frymën e bashkëpunimit e jo në frymën e kundërshtisë. Mendoj që situata është dramatikisht më ndryshe në terren në Republikën e Kosovës me atë çfarë ka qenë në vitin 2020 dhe me marrëveshje të cilën janë arritur që ne prapë edhe sot e asaj dite vlerësojmë se ka mundur të ketë pasoja në veçanti për shembull ndarja apo menaxhimi i Liqenit të Ujmanit me Serbinë.
Që e konsiderojmë dhe e kemi konsideruar edhe në atë kohë që është një cenim i sovranitetit të Republikës së Kosovës për projekt dhe për infrastrukturë vitale, të cilën Kosova dhe qytetarët e saj në sistemin e kaluar kanë paguar dhe e kanë në pronësi”, deklaroi jo.
Shefi i Grupit Parlamentar te PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar zgjedhjen e Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme.
“Unë besoj që Republika e Kosovës do të ketë një qeveri të re, një kryeministër të ri, siç është Bedri Hamza, i cili i ka dyert e hapura edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe në State Departament. Dhe unë besoj shumë që Kosovës po i hapet një perspektivë e re edhe në raport me ShBA-të.
Këta që tashmë po shkojnë kanë qenë jashtëzakonisht të papjekur, e kanë dëmtuar agjendën shumë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Tahiri.
Sa i përket deklarimeve të pozitës pas dorëzimit në Kushtetuese të dhjetëra ligjeve, Tahiri deklaroi se pushteti është nën masa dhe nuk i pyet askush.
“Ky pushtet i sanksionuar me i thënë këto është e palogjikshme, këta janë të sanksionuar. Ju imagjinoni prej qershorit të vitit 2023 ky është një pushtet i sanksionuar, janë nën masa, janë nën sanksione.
Çfarë kuptimi ka agjenda ndërkombëtare. Janë vetëm figura, këta nuk t’i pyet askush për asgjë dhe janë krejt të pa rëndësishëm. Këtu vetëm një e mirë është që jemi në prag të zgjedhjeve dhe qeveria do ta ketë një kryeministër të ri, siç është Bedri Hamza”, përfundoi ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se emërimi i Grenell është vendim sovran i shtetit tjetër.
“Është vendim sovran i shtetit tjetër nuk kemi çka…normalisht që do të bashkëpunojmë me këdo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e caktojnë si përfaqësues të tyre për ndërmjetësimin e krizave nëse konsiderohet problemi në Ballkanin Perëndimor si problem krizash që hyn në fushë-veprimtarinë e tij.
Nuk jemi ne ata që përcaktojmë se kush do të jetë përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj akuzoi pushtetin për prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Zyrtarët amerikan kanë thënë se ne nuk kemi raporte me këtë qeveri, e kanë sanksionuar këtë qeveri dhe kemi raporte të mira me popullin e Kosovës.
Besoj që do të vazhdojnë në këtë drejtim sepse për herë të parë në histori ka ndodhur që shqiptarët dhe gjithë ata ushtarët e facebook -ut të LVV-së i kanë atakuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i kemi aleatët kryesor, aleatë trandicional”, përfundoi deputetja e AAK-së. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Altin Dumani zbulon se në cilën fazë janë hetimet për Veliajn dhe inceneratorin e Tiranës
Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”
Ministria e Financave-Maqedoni: Është shlyer euroobligacioni i emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet